Planet Romeo Foundation - Mbeshtetesit e Strehezes LGBT |
“Strehёza e Ylberit” do tё jetё e hapur vetёm pёr personat qё kanё mbushur moshёn 18 vjeç, ndёrsa pёr tё gjithё personat nёn kёtё moshё, strehimi i tyre do tё bёhet nё strehёzat pёr mbrojtjen e fёmijёve dhe adoleshentёve.
Prej kohёsh Ambasada PINK ka shprehur shqetёsimin pёr rastet kur prindёrit apo tё afёrmit e komunitetit LGBT kanё reaguar ashpёr pasi kanё mёsuar orientimin seksual tё fёmijёve tё tyre, duke arritur deri nё rrahjen apo dёbimin e tyre. Nё mjaft raste, pas njё periudhe reflektimi dhe komunikimi, prindёrit janё ri-bashkuar me fёmijёt e tyre, duke nisur kёshtu fazёn e njohjes dhe pranimit tё identitetit tё tyre seksual. Duke patur parasysh kёtё moment tё rёndёsishёm dhe delikat nё jetёn e vajzave dhe djemve tё komunitetit, vullneti i Ambasadёs PINK ёshtё qё nё kёtё periudhe tranzitore, t’i asistojё anёtarёt e komunitetit tё vendosur nё strehёz, duke i ndihmuar ata nё komunikimin me tё afёrmit e tё dashurit e tyre, si dhe pёr njё pjesё tё tyre ndihmёn nё drejtim tё mёsimit tё njё profesioni.
Pamje nga mjediset akomoduese te qendres |
“Strehёza e Ylberit” do tё funksionojё, duke u mbёshtetur nё rregulla dhe parime etike, nё mёnyrё qё bashkёjetesa, sado e shkurtёr e anёtarёve tё ndryshёm tё komunitetit, tё jetё e qetё dhe nё ndihmё tё kauzёs sonё tё pёrbashkёt.
Pёr Ambasadёn PINK, ky ёshtё njё moment i rёndёsishёm nё drejtim tё avancimit dhe mbrojtjes tё tё drejtave tё komunitetit LGBT, duke u siguruar qё pavarёsisht rrethanave tё jetёs, asnjё anёtar i saj tё mos vuajё, dhunohet apo dёmtohet nga largimi prej gjirit tё familjes.
Si pёrfundim, gjatё kёtyre ditёve Ambasada PINK ёshtё nё proçes rekrutimi tё njё personi i cili do tё jetё pёrgjegjёs pёr menaxhimin e qendrёs. Personat e interesuar mund tё na shkruajnё nё adresёn: communitypink@gmail.com ose info@pinkembassy.al
Great idea - hope we can do something in Kosovo
ReplyDelete