Monday, January 16, 2012

Gjykata e Lartё e Apelit tё Turqisё dёnon shkrimin homofobik

Gjykata e Lartё e Apelit tё Turqisё ka urdhёruar tё pёrditshmen Yeni Akit tё paguajё kompensim pёr fyerjet ndaj personave LGBT nё njё artikull tё publikuar nё vitin 2008, sipas njё raporti tё publikuar nga Hurriyet.

Yeni Akit botoi njё artikull me titullin “Uskul preferon perversёt”, duke iu referuar Z. Zafer Usul, asokohe Kryetar i Komisionit tё tё Drejtave tё Njeriut nё Parlamentin e Turqisё pёr pjesёmarrjen e tij nё njё takim ndёrkombёtar kundёr homofobisё tё organizuar nga organizata KAOS GL, njё nga organizatat mё tё njohura LGBT nё vend.

Artikulli i shkruar nga opinionisti Serdar Arseven e pёrshkruante Uskul si njё anёtar tё “AKP (Partia pёr Drejtёsi dhe Zhvillim) i cili i ofronte siguri meshkujve si femra” Kjo i referohej fjalimit tё Z. Uskul gjatё takimit i cili garantonte se qeveria turke nuk do i pёrndiqte personat LGBT pёr shkak tё orientimit tё tyre seksual. Mё tej Arseven shkruante: “Uskul shkoi nё njё takim tё organizuar nga perversё seksualё. Njё takim geish.”


KAOS GL bёri njё padi kundёr gazetёs Yeni Akit dhe Z. Arseven, duke kёrkuar kompensim pёr titullin dhe shkrimin pasues. Padia gjithsesi u refuzua nga dy gjykata tё Ankarasё me pretendimin e shkrimi i gazetёs “i pёrmbahej kufijve tё kritikёs”.

Por, Gjykata e Lartё e Apelit i hodhi poshtё kёto dy pretendime tё gjykatave duke theksuar se: “Liria e shtypit nuk pёrfshin lirinё pёr tё ofenduar liritё personale tё individёve.”

Gjykata deklaroi se e pёrditshmja Yeni Akit ofendoi personat me orientim seksual tё ndryshёm nё njё formё qё nuk mund tё quhej kritikё dhe e urdhёroi gazetёn tё paguajё 4.000 Lira turke, ($ 2.123) ndёrsa Z. Arseven ёshtё dёnuar me gjobёn 2.000 Lira ($ 1.061).

KAOS GL deklaroi se vendimi i Gjykatёs ishte njё arritje e madhe. Sipas kёsaj organizate “Gazeta nё fjalё ka publikuar mё shumё se njё herё lajme qё mund tё konsiderohen fjalime urretje. Tё gjitha rastet e çuara nё gjykatё nuk kanё sjell asnjё rezultat deri tani. Nё fakt, nё tё dyja rastet gjykata ka refuzuar kёrkesёn pёr dёmshpёrblim, duke i cilёsuar brenda kufijve tё kriticizmit." 

Vendimi i Gjykatёs sё Lartё se tё tilla fjalime urretje nuk mund tё merren nё konsideratё nё bazё tё lirisё sё shtypit dhe tё shprehjes, pёrbёn njё rast kryesor.”

No comments:

Post a Comment