16-Janar-2012 Anёtare tё Parlamentit tё Suedisё, deklaruan gjatё javёs sё shkuar se nuk do tё kёrkojnё heqjen e kёrkesёs pёr sterilizim tё personave transgjinorё tё cilёt duan pranimin ligjor tё gjinisё sё tyre. Anёtarё tё Parlamentit Europian i kёrkuan Suedisё tё implementojё kёto ndryshime.
Aktualisht, Suedia kёrkon qё personat transgjinorё tё kalojnё nё proçes sterilizimi pёrpara se gjinia e tyre tё njihet zyrtarisht. Komisioneri Europian pёr tё Drejtat e Njeriut argumentoi se ky ёshtё njё trajtim degradues qё shkel tё drejtёn e dinjitetit dhe integritetin fizik. Sterilizimi i detyruar shkel Nenin 3 tё Statutit te BE-sё pёr tё Drejtat Themelore, i cili mbron tё drejtёn e integritetit fizik. Parlamenti Europian i ka kёrkuar Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё tё ndalё klasifikimin e personave transgjinorё si tё sёmurё mendorё.
Vende tё tjera europiane si Austria, Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Mbretёria e Bashkuar prej pak kohёsh i kanё dhёnё fund sterilizimit tё detyruar dhe pritet qё sё shpejti kёtij grupi ti bashkohet edhe Hollanda. Mё herёt, Suedia kishte kёrkuar tё drejta pozitive tё njeriut dhe politika pёr personat transgjinorё brenda Bashkimit Europian, Kёshillit tё Europёs dhe Kombeve tё Bashkuara.
Eurodeputeti spanjoll, Raul Romeva i Rueda e komentoi situatёn duke thёnё se “Vendimi i qeverisё suedeze ёshtё befasues: sterilizimi i detyruar pёr personat transgjinorё ёshtё njё proçes jo-human pёrgjatё tё gjithё spektrit politik. Ёshtё njё akt barbar, i vjetёr dhe krejtёsisht i panevojshёm – pa harruar se shkon kundёr angazhimeve tё Suedisё nё fushёn e tё drejtave tё njeriut.
Ndёrsa Europarlamentarja finlandeze Sirpa Pietikainen, shtoi se “Qeveria e Z. Reinfeldt duhet tё mos harrojё se dinjiteti dhe integriteti i njё njeriu janё vlerat themelore tё Kristiandemokratёve. Pёr personat transgjinorё, kjo do tё thotё tё jenё tё lirё tё bёjnё ndryshimet qё duan, as mё shumё e as mё pak. Kjo nuk ka tё bёjё me tё drejtat e personave LGBT, por me tё drejtat e njeriut, torturёn dhe trajtimin mizor, jonjerёzor dhe degradues.”
Bruno Selun
Sekretar pranё Grupit tё tё Drejtave LGBT nё Parlamentin Europian
No comments:
Post a Comment