Friday, September 16, 2011

Pasaportat e reja australiane lejojnë opsionin e gjinisë së tretë.

 
Nën udhëzimet e reja, të cilat kanë synim eleminimin e diskriminimit, australianët kanë tashmë mundësnë të zgjedhin një opsion të tretë kur vendosin gjininë në pasaportën e tyre. 

Transgjinorët dhe personat e pavendosur per seksin e tyre do të jenë tashmë të lirë ta caktojnë gjininë si “të pacaktuar” (indeterminate) çka në pasaportë do të mbajë shenjën X.

Përpara vendosjes së këtij rregulli, personave, gjinia e të cilëve ishte e ndryshme nga ajo e lindjes, u kërkohej të bënin ndëryrje kirurgjikale përpara se ta deklaronin këtë ndryshim në dokumentacion.  

Për senatoren Australiane, Louise Pratt, partneri i të cilës kishte lindur femër dhe që tashmë identifikohet si mashkull, kjo reformë është një hap gjigand përpara.

Në një intervistë për mediat australiane, ajo tha: “Ka shumë raste kur njerëzit janë ndaluar nga autoritetet e emigracionit nëpër aeroporte, për shkak se gjinia në pasaportat e tyre nuk reflektonte pamjen. Kjo është një gjë shumë stresuese dhe e rrezikshme.” 

Burim: http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-pacific-14926598

No comments:

Post a Comment