Monday, September 12, 2011

Avokati i Popullit nis hetimet për dhunën e ushtruar ndaj Palomës

http://www.pinkembassy.al/node/257


5 Shtator 2011 - Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi nisjen e hetimeve për rastin e dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit transgjinor në Shqipëri Paloma, pak javë më parë nga gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit në Tiranë.

Në 15 Gusht 2011, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri denoncuan publikisht rastin e dhunës të përdorur ndaj Palomës, tek Parku pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në kuadër të hetimit për një vjedhje, efektivët e policisë kanë ndërhyrë edhe pranë grupit të transgjinorëve dhe miqve të tyre që jetojnë në këtë park.

Rezistenca e Palomës, ka hasur në një përgjigje të menjëhershme të efektivëve të policisë, të cilët kanë reaguar në mënyrë krejtësisht jo-proporcionale në raport me rrezikun që paraqiste Paloma. Ndër të tjera ajo u dërgua në urgjencën e QSUT nga vetë efektivët e Policisë. Paloma nuk është akuzuar në asnjë moment nga Policia për kryerjen e ndonjë vepër penale.

Pas zhvillimit të fushatës informuese për këtë ngjarje të rëndë, Ambasada PINK/LGBT Pro Albania njofton se Avokatit të Popullit i është përgjigjur kërkesës për nisjen e një hetimi urgjent dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave me uniformë të përfshirë në të.

Ambasada PINK / LGBT Pro Albania kanë vënë në dispozicion të Avokatit të Popullit të gjithë materialet dokumentuese që disponojnë për rastin në fjalë.

AMBASADA PINK
Tiranë, 5 Shtator 2011

No comments:

Post a Comment