Ka qenë futbollisti i dytë profesionist në histori që ka deklaruar publikisht homoseksualitetin e tij, duke sfiduar një botë ku homofobia është e pranishme gjithkund
Anton Hysen është prototipi i futbollistit modern. 20 vjeç, suedez, inicialet e emrit të tij tatuazh pas njërit vesh dhe ato të prindërve në të dy krahët. Në krahun e djathtë edhe një akronim, “UNWA”. Një homazh ndaj Liverpulit, qytetit të tij të origjinës dhe këngës më të famshme të skuadrës “You’ll never walk alone”. Anton, djali i Glen Hysen, ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe futbollist i kombëtares suedeze, në këto kohë duket se “ecën” vetëm. Në mars u bë futbollisti i parë suedez që deklaroi se ishte gej. Për më tepër është futbollisti i dytë profesionist në histori që ka pranuar publikisht homoseksualitetin e tij. I pari, Justin Fashanu, e bëri në vitin 1990, që nga ajo kohë u përzu nga bota e futbollit, madje edhe familja nuk e përkrahu më. Tetë vjet më vonë vrau veten. Justin Fashanu, i përkiste një tjetër brezi. Por ende sot, ndërsa burra dhe gra homoseksualë kryejnë detyra me rëndësi të madhe në çdo sektor në botën e shoubiznesit, futbolli ka mbetur ende në të shkuarën, intolerante, ndaj pothuajse asnjë futbollist profesionist nuk e ka deklaruar që është gej, pavarësisht prirjeve të tyre seksuale. Përveç Anton Hysen. Mesfushori luan në kategorinë e katërt suedeze dhe për të jetuar punon në fabrikën e “Volvo”-s në qytetin ku luan. Por ndershmëria me të cilën pranoi orientimin e tij seksual shkaktoi zhurmë të madhe. Anton i përket një dinastie futbollistësh suedezë. Vëllai i tij, Tobias, luan me kombëtaren. I ati, Glenn, ka qenë një mbrojtës jashtëzakonisht i mirë, madje ende sot në Suedi është shumë i famshëm. Në fakt, të gjithë mund të përgëzojnë Anton-in për vendimin e tij.
Djaloshi 20-vjeçar vendosi të tregonte të vërtetën që në fillimet e karrierës së tij dhe jo atëherë kur mund të kishte varur këpucët në gozhdë. Anton është një futbollist dinamik dhe i kompletuar. Flet një anglishte të shkëlqyer me theks amerikan, të fituar gjatë kohës që studioi për një vit në një kolegj amerikan. Për më tepër, ndihet shumë mirë në rolin e tij. Familja e tij jeton në Goteborg. Anton tregon se nuk ka kohë për të humbur me stereotipat për homoseksualët. “Nuk jam mbështetës i paradës së gejve. Nuk ka asgjë të keqe në këtë lëvizje, por mua nuk më pëlqen”, thotë. Historia e tij nis me “gay pride” në Stokholm në vitin 2007, ku mori pjesë edhe babai i tij. Në atë kohë, shfaqja e Glenn Hysen shkaktoi shumë zhurmë. Komuniteti gej e kishte cilësuar si homofob në vitin 2001, kur ish-mbrojtësi kishte goditur me grusht një burrë që i kishte shkelur syrin në banjat e aeroportit në Frankfurt. Por gjashtë vjet më vonë duke folur nga skena në Stokholm, legjenda e futbollit anglez përgënjeshtroi gjithçka dhe filloi të flasë me fjalë të mëdha për një djalosh 16-vjeçar që donte të deklaronte prirjet e tij, pasi kishte frikë se ç’mund të mendonin njerëzit që e rrethonin. Në atë moment asnjë nuk e kuptoi se ai po fliste për të birin. “Më tha, po e bëj për ty”, tregon Anton. Disa vjet më parë, Anton Hysen, u tregoi miqve dhe familjarëve se ishte gej, duke marrë kështu mbështetjen e tyre të sinqertë. Ai është i bindur se ka qenë gjithmonë homoseksual. “Gjithmonë e kam ditur, por në fillim nuk i kushtoja shumë rëndësi. Jetoja në shtëpi dhe dilja me një vajzë. Nisa ta mendoja seriozisht vetëm atëherë kur më erdhi dëshira për të pasur një lidhje më serioze”. Karriera e tij si futbollist në klubin suedez është penguar nga një sërë dëmtimesh. Aktualisht, Anton vesh fanellën e Utsiktens që në 2010-n punësoi të atin si trajner. Anton nuk ka menduar kurrë se do të bëhej i famshëm pas asaj që rrëfeu. Motivi i heshtjes së futbollistëve gej është kryesisht i lidhur me homofobinë që mbizotëron në botën e futbollit, që nga më të pushtetshmit deri te kampionatet amatore. Kur në 2010, FIFA vendosi që botërori i futbollit në vitin 2022 të zhvillohet në Katar, një vend ku homoseksualiteti është ilegal, presidenti Sepp Blatter i këshilloi duke qeshur të gjithë tifozët gej të ‘distancohen nga çdo aktivitet seksual” nëse do të vendosin të ndjekin kombëtaren e tyre në vendin arab. “Falë Zotit, vetëm personat e shëndetshëm luajnë futboll”, tha pak kohë më parë Vlato Markoviç, duke premtuar se deri kur të jetë ai presidenti i federatës kroate nuk do të ketë hapësirë në kombëtare për futbollistët gej. Në 2009-n Max Clifford rrëfeu se kishte këshilluar dy futbollistë gej të Premier Ligës angleze të mos dilnin hapur, sepse futbolli “ka ndalur në Mesjetë, është ekstremist homofobik”. Në vitin 2001, Gordon Taylor, president i shoqatës së futbollistëve profesionistë, pranoi se problemi i homofobisë nuk ishte mes prioriteteve të federatës, duke qenë se asnjë futbollist nuk kishte pranuar të shfaqej në videon kundër diskriminimit të homoseksualëve. Sigurisht të pranosh homoseksualitetin, është shumë e lehtë në një vend si Suedia. Anton është një anglofil i pasionuar, por pranon se Suedia është shumë më tolerante sesa Mbretëria e Bashkuar. “Këtu njerëzit janë liberalë, por gjithsesi i kuptoj ata që i përkasin një kulture apo besimi ndryshe dhe nuk respektojnë seksualitetin tim. Jo të gjithë mund të duan”.
burin: (http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/fa897cb8434d3f93af177485246f6ed7.html)

No comments:
Post a Comment