Wednesday, September 21, 2011

Hiqet ligji “Mos pyet, mos trego” për personat lezbike dhe gei në Ushtrinë amerikane.


Pas afër dy dekadash ndalimi për të pranuar haptaz identitetin seksual, Ushtria e Shteteve të Bashkuara ndryshon rregullat. 
Rrëzimi i ligjit “mos pyet, mos trego” do të thotë se njerëzit që shërbejnë në ushtrinë amerikane mund të tregojnë identitetin e tyre seksual pa patur frikën e hetimit ose shkarkimit nga detyra. Festat e “Heqjes së rregullit” kanë shpërthyer kudo nëpër Sh.B.A, duke e konsideruar këtë, si një fitore të madhe për të drejtat e personave gei. Kongresi amerikan, votoi vitin e shkuar për heqjen e këtij ligji, të vënë në jetë gjatë administratës Klinton.Vendimi historik hoqi një nga ndalesat më të mëdha për personat që shërbejnë në ushtri.  

“Një hap i madh”

Nën ligjin e vjetër, personat lezbike dhe gei lejoheshin të shërbenin në ushtri për aq kohë sa nuk pranonin hapur orientimin e tyre seksual, ndërkohë që drejtuesit ushtarakë e kishin të ndaluar të pyesnin për orientimin e stafit të tyre. Në Vermon, Liutenant Gary Ross dhe partneri i tij prej 11 vjetësh, Dan Swezy shkëmbyen premtimet e martesës pas mesnatës, menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullit të ri. “Kjo ditë është e shënuar për çdo burrë dhe grua me uniformë, pavarësisht mënyrës se si ata e identifikojnë veten” tha një nga përfaqësuesit ushtarakë amerikanë.

“Thelbi i çështjes për mua, është integriteti i institucionit ushtarakt” tha Admiral Mullen. “Të jesh dëshmitar i këtij ndryshimi, për mua është një hap shumë i madh në drejtimin e duhur.” Ministri i mbrojtjes Leon Panetta u tha reporterëve, se ai ishte i vendosur të rrëzonte “çdo barierë që mund ti ndalojë amerikanët ti shërbejnë atdheut të tyre apo të rriten në nivelet më të larta të karrierës.” Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në një deklaratë për shtyp tha se “duke nisur nga dita e sotme, amerikanët e veshur me uniformë nuk kenë nevojë të gënjejnë për atë çka janë në mënyrë që ti shërbejnë atdheut.” Më pas ai shtoi se ushtria amerikane kishte marrë “një tjetër hap gjigand për ta mbajtur ushtrinë amerikane një nga më të mirat në botë.” 

Që nga heqja e ligjit, forcat e armatosura kanë pranuar një numër të madh aplikimesh për të hyrë në ushtri, nga rekrutë gay, të cilët e kanë pranuar haptaz identitetin e tyre seksual.

Për detaje të mëtejshme mbi këtë lajm vizitoni: http://www.bbc.co.uk/news/world-us-canada-14981082

No comments:

Post a Comment