Prej datës 17 Shtator 2011, kryeqyteti i Kosovës, ka një vend argëtimi për personat LGBT. Me emrin “Pure Pure Lounge Bar”, ambjenti do të presë miqte e saj nga Hëna në të Shtunë, prej orës 20:00 deri në 23:00.
Për të garantuar sigurinë e të ftuarve, stafi lejon hyrjen në bar prej orës 20:00 deri në 21:00. Stafi i fton personat që duan të shkojnë, të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien në sy, ndërkohë që shkojnë aty, tm evitojnë të vendosin make-up apo të bëjnë sjellje që tërheqin vëmendjen.
I bërë publik prej www.lajmeshqip.com , informacioni për ekzistencën e këtij bari i është dhënë komunitetit gay, në www.gayromeo.com. Paparacë kosovarë kanë dashur të bëjnë foto, nga mjediset e jashtme të lokalit, por janë kërkuar nga një person i stafit të mos e bëjnë këtë gjë, sepse mund të rrezikojnë personat që e frekuentojnë.
Organizimi i aktivitetit të këtij bari, mesa duket, bëhet në kushte shumë diskrete për të garantuar sigurinë e personave LGBT dhe për të mos tërhequr vëmendjen e njerëzve jashtë tij.
Ndërkohë që lajmi është bërë publik, urimi i Ambasadës PINK/LGBT Pro Shqipëri, është që lokali të ketë jetë sa më të gjatë, dhe të shërbejë për sa më shumë aktivitete të bukura për komunitetin LGBT nga Kosova, pse jo edhe për komunitetin LGBT nga Shqipëria që viziton Prishtinën.
Për më shumë mbi këtë histori vizitoni: http://www.lajmeshqip.com/showbiz/hapet-gay-bar-ne-qender-te-prishtines
No comments:
Post a Comment