Në një analizë të fundit të realizuar nga një komision
australian është mësuar se tashmë, në nivel global, mbi 607 milion shtetas
jetojnë në juridiksione ku martesat brenda gjinisë së njëjtë janë të lejuara me
ligj.
Për herë të parë, me nisjen e proçesit të martesave brenda
gjinisë në Kaliforni numri kaloi mbi 600 milion. Ndërkohë me ligjërimin e
martesave të gjinisë së njëjtë në Angli, Ëells dhe disa shtete të SHBA-ve numri
pritet që të rritet ndjeshëm brenda disa muajve.
Sipas analistëve, kjo tregon se martesat gei nuk janë një fazë
e momentit, por është një valë barazie e cila po shtrihet në të gjithë botën.
Kjo është një e drejtë thelbësore dhe pjesë e pashmangshme e përparimit shoqëror.
No comments:
Post a Comment