Sot, 27 Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së miratuan planin e politikave në lidhje me çështjet LGBT. Ky është një udhërrefyes LGBTI i cili do t’u qarkullohet të gjithë diplomatëve të BE-së nëpër botë për të mbrojtur të drejtat e personave LGBTI.
Këshilli i
Bashkimit Europian, strukturë e cila përfaqëson 27 qeveritë kombëtare të BE-së,
kishte aprovuar që në vitin 2010 një manual jo të detyrueshëm për promovimin e
të drejtave të personave LGBT.
Tre vjet më vonë
u bë e mundur që manuali të transformohet në një udhërrëfyes të ri me qëllim mbrojtjen
dhe promovimin e të drejtave të personave lezbike, gej, transgjinorë dhe
interseks (LGBTI).
Udhërrëfyesi do
të jetë i detyrueshëm dhe përpjekjet e diplomatëve europianë nëpër botë, do të
përqëndrohen në katër prioritete:
- Eleminimi i politikave dhe ligjeve
diskriminuese, duke përfshirë edhe dënimin kapital me vdekje;
- Promovimin e barazizë dhe
mos-diskriminimit në punë, shërbime shëndetësore dhe arsim;
-
Luftimin e dhunës individuale apo
shtetërore kundër personave LGBTI;
-
Mbrojtjen dhe mbështetjen e aktivistëve
LGBT.
Gjatë viteve të
fundit, edhe në Shqipëri, përkrah organizatave LGBT dhe punës së mjaft
institucioneve edhe Delegacioni i BE ka dhënë një mbështetje të fortë politike
dhe proaktive në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBT në
vend.
No comments:
Post a Comment