Ambasada PINK / LGBT
Pro Shqipëri në emër të lëvizjes dhe të komunitetit LGBT në vend solidarizohet
në mbështetje të protestave të qytetarëve dhe rinisë turke në përgjigje të
sjelljes autoritare dhe agresive të institucioneve publike dhe policisë së
vendit.
Ditët e fundit, e
kanë parë Stambollin, Ankaranë dhe qytetet kryesore në vend të përfshihen në një
vorbull protestash masive, të cilat nisën në Stamboll për të kundërshtuar
prishjen e një parku në qendër të qytetit dhe u zgjeruan më tej në një varg
protestash pakënaqësie ndaj masave gjithmonë dhe më autoritare dhe konservatore
të qeverisë aktuale.
Në këtë situatë është
përfshirë edhe komuniteti LGBT në Stamboll dhe pjesën tjetër të Turqisë. Një
nga masat e fundit shtrënguese të qeverisë ishte edhe ndalimi i zhvillimit të
manifestimeve dhe çdo lloj aktiviteti tjetër publik në rrugën Istiklal dhe
sheshin Taksim të Stambollit, me pretekstin se janë territore në proçes rindërtimi.
Këto dy mjedise përbëjnë zemrën e manifestimeve publike të Stambollit dhe
simbolin e ushtrimit të lirisë së mbledhjes dhe shprehjes. Në këtë rrugë janë
zhvilluar që prej vitit 2003 edhe Paradat e Krenarisë të komunitetit LGBT, i
cili në vitin 2012 numëroi mbi 20 mijë pjesëmarrës.
Këtë vit, Parada e
Stambollit rrezikohet nga ky vendim i datës 1 Maj 2013 i cili ndalon zhvillimin
e manifestimeve. Policia e Shtetit ka qenë e autorizuar të hedhe gaz lotsjellës
dhe ujë me presion ndaj çdo manifestimi në këto territore, çka është dhe një
nga arsyet përse demonstratat aktuale në Stamboll dhe gjithë Turqinë kanë marrë
përmasa të tilla.
nga protestat ne qender te Stambollit |
Organizatorët e
Paradës së këtij viti, kanë vendosur që të vazhdojnë me mbajtjen e marshimit të
krenarisë me slloganin: “Rezistenca”. Në një letër dërguar gjithë komunitetit
ndërkombëtar, organizatorët kërkojnë mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë
organizatave LGBT në Europë, dhe gjithë institucione të tjera për të marshuar së
bashku me ta në rrugën Istiklal në 30 Qershor 2013.
Ambasada PINK / LGBT
Pro Shqipëri është duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të veçantë zhvillimet
më të fundit në Turqi dhe shpreh solidaritet me komunitetin LGBT në vend i cili
rrezikohet çdo ditë nga forma të panumërta të krimit, diskriminimit dhe
shkeljes së të drejtave.
Ne bashkohemi në
solidaritet me aktivistët LGBT dhe qytetarët turq të cilët gjatë këtyre ditëve
kanë mohuar sigurinë e tyre personale në emër të mbrojtjes së lirive dhe të
drejtave themelore të njeriut.
Nderkohe, diten e Enjte, 6 Qershor, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqiperi do ti bashkohet organizatave te shoqerise civile ne nje proteste perpara Ambasades se Turqise ne Tirane, ne shenje mbeshtetje ndaj rinise turke.
Nderkohe, diten e Enjte, 6 Qershor, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqiperi do ti bashkohet organizatave te shoqerise civile ne nje proteste perpara Ambasades se Turqise ne Tirane, ne shenje mbeshtetje ndaj rinise turke.
Në solidaritet
Ambasada PINK / LGBT
Pro Shqipëri
No comments:
Post a Comment