4 Mars 2013 – Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri kapёrcen
kufijtё e Tiranёs, nё njё takim tё parё pune pranё Bashkisё sё Elbasanit, me
kryetarin e saj Z. Qazim Sejdini. Tё pritur prej tij nё mjediset e bashkisё sё
qytetit pёrfaqёuesit e PINK mundёn tё prezantonin kauzёn e komunitetit LGBT nё
vend, tё ndanin disa informacione tё rёndёsishme mbi kёtё temё dhe tё pёrcillnin
kёrkesat e komunitetit LGBT pёr pushtetin vendor, pёrmes njё manifesti zyrtar tё
realizuar disa kohё mё parё nga pjesёtarё aktivё tё kёtij komuniteti nё vend
pёrpara zgjedhjeve vendore tё vitit 2011.
Gjate takimit ne Bashki |
Z. Altin Hazizaj, Ambasador i organizatёs, falenderoi Z.
Sejdini pёr mikpritjen, duke thyer kёshtu kufijtё e kryeqytetit dhe duke i dhёnё
mundёsi komunitetit LGBT tё kёsaj zone tё Shqipёrisё tё ndihen tё vlerёsuar dhe
tё mirёpritur nga Bashkia e tyre. Edhe pse kёto janё vetёm fillimet e njё pune
tё gjatё informuese dhe sensibilizuese, Z. Hazizaj u shpreh shumё i kёnaqur, qё
pas vitesh pune dhe pёrpjekje, tani drejtuesit e qendrave tё tjera tё rёndёsishme
urbane tё vendit, mund tё informohen mbi çёshtjet LGBT dhe tё pёrpiqen qё edhe
pse gradualisht ti paraqesin ato nё punёn e tyre.
Z. Sejdini nga ana e tij, pёrkrah falenderimeve dhe
urimeve pёr punёn kurajoze dhe tё vёshtirё tё komunitetit LGBT duke marrё
parasysh rolin e Tiranёs si njё vend nga burojnё reforma dhe ndryshime shumё tё
rёndёsishme pёr vendin, vuri nё dukje edhe sfidat me mentalitetin dhe
diskriminimin sidomos nё mjedise ku çёshtja LGBT nuk ka mundur tё njihet e
diskutohet mё parё. Ai gjithashtu se nё gjithё kёto vite punё, si politikan dhe
drejtues lokal, nuk ka hasur nё persona LGBT tё cilёt mund tё flasin hapur pёr
orientimin e tyre seksual dhe tё kёrkojnё tё drejtat e tyre, çka e bёn tё vёshtirё
qё kjo çёshtje tё njihet dhe kuptohet nga qytetarёt.
Asnjё parti politike, shtoi Z. Sejdini, nuk e ka pёrfshirё
ende nё programin e saj politik kauzёn LGBT, prandaj edhe puna e organizatave
LGBT ёshtё pёr tu vlerёsuar.
Nё fund tё komenteve tё tij kryebashkiaku i Elbasanit u
tregua i gatshёm qё pavarёsisht mentalitetit tё vёshtirё dhe paragjykimeve tё
trashёguara, Bashkia e kёtij qyteti do tё jetё e hapur tё ofrojё ndihmё pёr
pjesёtarёt e kёtij komuniteti ashtu si pёr çdo qytetar tjetёr me tё drejta dhe
detyrime.
Z. Hazizaj e falenderoi sёrish Z. Sejdini pёr komentet dhe
pёr mbёshtetjen e Bashkisё sё Elbasanit duke shpresuar nё zhvillimin e
aktiviteteve sensibilizuese dhe nё ofrimin e mundёsive dhe shanseve tё
barabarta pёr personat LGBT.
Sё bashku me pёrfaqёsuesit e Ambasadёs PINK, nё takim
ishte e pranishme Znj, Amarda Çoku, eksperte ligjore pranё Komisionerit pёr
Mbrojtjen nga Diskriminimi e cila nga ana e saj vlerёsoi mbёshtetjen e Bashkisё
sё Elbasanit nё luftёn kundёr diskriminimit, duke nёnshkruar njё memorandum
bashkёpunimi dhe duke punuar pёr tё luftuar paragjykimet ndaj tё gjitha grupeve
tё diskriminuara dhe margjinalizuara nё vend.
Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё
pёrzemёrsisht Z. Qazim Sejdini dhe stafin e tij pёr mbёshtetjen e dhёnё dhe pёr
çeljen e njё hapi tё ri nё lёvizjen LGBT nё Shqipёri, duke shpresuar dhe uruar
qё gradualisht personat LGBT, pavarёsisht nёse jetojnё nё qendёr tё Tiranёs apo
jashtё saj, nё fshat apo qytet, nё jug apo veri, tё kenё ndihmёn dhe
mbёshtetjen e institucioneve ashtu si çdo qytetar tjetёr i kёtij vendi.
No comments:
Post a Comment