Qeveria dhe Forcat e Armatosura Turke janë dakort për ushtaret gay!
Projekti i ardhshëm i "Ligjit të Forcave të Armatosura Turke për
Disiplinёn" i dorëzuar në Parlamentin Turk (TBMM) nuk ka sjellë ndonjë
përmirësim për ushtarët gay dhe diskriminimi vazhdon.
Rregullorja mbi tё ashtuquajturat "Marredhënie jo-natyrale" që
stigmatizon dhe ndëshkon marrëdhëniet homoseksuale të oficerëve ushtarakë,
studentёve ushtarakё homoseksualё dhe atyre që kryejnë shërbimin e detyrueshëm
ushtarak " zhvillohet ne kuader te projektit "Te rinjtё". Drafti
u prezantua për publikun në faqen e internetit të AKP-së në fund të vitit 2012.
Drafti u prezantua ne gazeta, të tilla si Habertürk me kryeartikullin:
"Ndryshim Historik në Forcat e Ushtrisë Turke (TSK)", ndërsa një
tjetër gazetë Yeni Safak e shapalli atë si, "këto krime do të jenë bazë
për TSK ".
Ligji aktual e përkufizon "homoseksualitetin" si një krim. Drafti
i ri i përgatitur nga Kabineti i Ministrave e konsideron orientimin e njëjtë si
një arsye për përjashtim nga TSK, si dhe urdhërat që do të ndëshkohen.
Projekti i ri e përcakton homoseksualitetin si një "krim" brenda
listës së "marrëdhënieve jo-natyrore" ku rregullorja e vjetër mbulon
atë në nenin 153 të Kodit Penal Ushtarak. Për shkak tё etiketimit si “sjellje
jo tё natyrshme” zyrtarët ushtarakё homoseksual janë duke u shkarkuar nga
ushtria dhe nuk janë në gjendje të kërkojnw të drejtat e tyre.
"Marrëdhënia e panatyrshme" si term ishte një prej temave tё
diskutuara gjatë "Kodit te ri Penal
Turk " qё u debatua në parlament në vitin 2004. Ndoshta për herë të parë
në Parlamentin Turk në Komisionin e Drejtësisë u diskutuaan rregullimet ligjore
kundër "diskriminimit në bazë të orientimit seksual", ku ishte thënë
se "marrëdhëniet e panatyrshme" nënkuptojnë
"nekrofilizmin", por jo homoseksualitetin!
Ka pasur konfuzion edhe më shumë në lidhje me "marrëdhënie të
panatyrshme" në vitin 1996. Në atë vit, Komisioni i Drejtësis ne Parlament
miratoi ligjin “Situata e marrёdhënieve të panatyrshme” për Disiplinen e
Ushtrise Turke. Termi "Situata" nuk u kuptua qartë nga anëtarët e
komisionit, prandaj ajo u zëvendësua me "homoseksualitetin".
Sipas ligjit, çdo ushtar qё kishte lidhje me "homoseksualitetin"
shkarkohej!
Në draftin bashkëkohor të 2012, duke supozuar ‘ndryshime të reja historike”
nuk do të mbulojë të drejtat dhe dinjitetin e ushtarëve homoseksualë në kuadër
të ushtrisë turke. Në vend të kësaj, qeveria, përcaktimin për homoseksualitetin si një "krim" dhe
duke përsëritur qëndrimin diskriminues tregon se AKP është në përputhje me
kuptimin arkaik të Forcave të Armatosura Turke.
No comments:
Post a Comment