Ambasada
PINK/LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me zyrёn e Kombeve tё Bashkuara nё Shqipёri
organizuan njё tryezё diskutimi tё hapur me pjesёtarё tё komunitetit LGBT nё
vend, nё kuadёr tё diskutimit global “E
ardhmja qё duam – Drejt mundёsive tё barabarta”. Ky event i rёndёsishёm i
cili po zhvillohet paralelisht nё mbi 60 shtete tё ndryshme tё botёs ёshtё duke
u zhvilluar edhe nё Shqipёri falё punёs sё zyrёs sё Kombeve tё Bashkuara nё koordinim
me organizata tё shoqёrisё civile dhe me pjesёmarrjen e studentёve, tё rinjve,
grave, prindёrve, pensionistёve, grupeve tё margjinalizuara dhe qytetarёve tё
shtresave tё ndryshme ekonomike, politike dhe sociale nё tё gjithё vendin.
Kёto
diskutime tё drejtpёrdrejta me qytetarёt do tё frymёzojnё axhendёn
ndёrkombёtare post 2015 nё kuadёr tё Objektivave tё Zhvillimit tё Mijёvjeçarit.
Pёrmes kёtyre objektivave, qeveritё, pёrfshi edhe Qeverinё e Republikёs sё
Shqipёrisё, janё
zotuar të arrijnë objektiva të veçanta në reduktimin e varfërise, nxitjen e
barazisë gjinore, zvogëlimin e vdekshmërise foshnjore, përmirёsimin e shëndetit të nёnës, luftёn
kunder virusit HIV/AIDS, garantimim e qёndrueshmёrisё sё mjedisit dhe
zhvillimin e njё partneriteti global per zhvillimin. Kёto janё grupuar nё tre
objektiva kryesorё; 1) mbrojtja e mjedisit, 2) mundёsitё e barabarta dhe 3) punёsimi
i tё rinjёve.
Diskutimi me pjesёtarёt e komunitetit LGBT u pёrqёndrua
nё objektivin e dytё; “drejt mundёsive tё barabarta” duke patur mundёsi tё
japin mendimet e tyre mbi çёshtje si fuqizimi i gruas, pabarazia nё cilёsinё nё
arsim, diskriminimi, pabarazia nё shёrbimet sociale dhe shёndetёsore dhe dhuna
nё familje.
Nё komentet dhe opinionet e tyre krahas tё tjerave
tё rinjtё LGBT ndanё opinion nё lidhje me diskriminimin i cili nuk prek vetёm
personat qё i pёrkasin kёtij komuniteti por duke u shtrirё edhe nё çёshtje tё
tilla si diskriminimi brenda mjediseve shkollore pёr arsye ekonomike, sociale
dhe kulturore, problemet me mentalitetin dhe kulturёn dhe pa-mundёsia pёr tё
ndryshuar realitetin shoqёror i cili shpesh vjen pёr shkak tё vet-izolimit,
vet-diskriminimit dhe frikёs pёr tё ndryshuar.
Nё diskutimet mbi dhunёn disa prej tyre argumentuan
se ajo shpesh ndodh pёr shkak tё mungesёs sё dialogut dhe informacionit, varёsisё
ekonomike, mungesёs sё raportimit nё polici, pamundёsia pёr tё ndikuar nё marrёdhёniet
familjare etj.
Nje moment gjate plotesimit te pyetesoreve |
Tё rinjtё LGBT vёrejtёn forma tё shumta
diskriminimi nga ato qё lidhen me paraqitjen, moshёn, statusin ekonomik dhe
familjar etj. Disa prej tyre evidentuan edhe diskriminimin qё ndodh dhe
stimulohet brenda mjedisit tё familjes ashtu si edhe diskriminimin brenda
grupit, pra gratё diskriminojnё gratё ose personat LGBT diskriminojnё persona tё
tjerё LGBT etj.
Ashtu si shumё tё rinj tё tjerё, edhe tё rinjtё e
komunitetit LGBT nё Shqipёri vёrejten probleme tё mёdha me kulturёn duke
evidentuar faktin se shumё ndryshime do ndodhin nё vendin tonё vetёm mё
ndryshimin e gjeneratave por edhe me stimulimin e forcёs reaguese dhe
organizuese tё qytetarёve tё cilёt duhet tё punojnё mё shumё pёr avancimin e tё
drejtave tё tyre dhe forcimin e pozicionit tё tyre nё Shoqёri.
Mendimet dhe opinionet e mbledhura nga grupet e
ndryshme sociale nёpёr tё gjithё Shqipёrinё do tё bёhen pjesё e raportit tё
Shqipёrisё tek Paneli i Nivelit tё Lartё nё OKB.
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё
falenderojё zyrёn e OKB-sё nё Shqipёri, CRCA dhe BKTF pёr mbёshtetjen e tyre nё
realizimin e kёtij diskutimi si edhe pjesёtarёt e komunitetit LGBT pёr
kontributin e tyre.
Pёr mё shumё informacion mbi diskutimin “E ardhmja
qё duam” mund tё pёrfshiheni online nё adrresat:
Twitter:
https://twitter.com/UN_Albania
No comments:
Post a Comment