Thursday, February 28, 2013

Ambasada PINK takon organizatat LGBT tё Kosovёs nё Tiranё


Stafi i Ambasadёs PINK / LGBT Pro Shqipёri u takuan ditёn e shtunё, 23 Shkurt 2013, me njё grup organizatash qё punojnё pёr tё drejtat e komunitetit LGBT nё Kosovё. Pёrfaqёsues nga organizatat Libertas Kosova, tё cilёt ishin edhe organizatorё tё udhёtimit studimor tё grupit nё Shqipёri, Elisum dhe QESH, vizituan zyrat e organizatёs me qёllim njohjen nga afёr tё punёs sё organizatёs dhe shkёmbimin e ideve.

Takimi ishte rezultat i pёrpjekjeve tё shumta tё aktivistёve LGBT nga dy vendet pёr tё koordinuar aktivitetet e tyre dhe pёr tё bashkёpunuar mё shumё nё projekte dhe aktivitete rajonale. Edhe pse shumё aktivistё nga dy grupet kishin patur mundёsi tё takohen nё aktivitete tё mёparshme kjo e fundit ishte njё eksperiencё e vyer pёr tё ndarё nga afёr eksperiencёn e punёs sё aktivistёve nё Shqipёri dhe Kosovё. Diskutimet shpesh pёrballeshin me probleme tё ngjashme dhe tё ndryshme, nё njё frymё e cila nёnkuptonte njё nevojё pёr mё shumё afrim dhe mё shumё bashkёpunim.

Konkretisht, duke marrё parasysh trashёgiminё e pёrbashkёt kulturore gjatё diskutimit u vunё re shumё ngjashmёri nё lidhje me llojin e homofobisё qё shfaq shoqёria si dhe sfidat qё personat LGBT hasin nё shoqёri. Nё kёtё sens ishte si tё gjeje miq tё vjetёr dhe tё bisedoje me ta pёr problemet e tua, por aq ata mund ti kuptonin poaq mirё sa ti.

Ambasada PINK dhe organizatat nga Kosova - Libertas, Qesh dhe Elisium - vendosën të mbajnë kontakte dhe të jenë të pranishëm në eventet dhe iniciativat respektive në mënyrë më aktive. Lëvizja LGBT në rajon është e lidhur ngushtë me dinamikat e vëndeve përkatëse, si vetë politika ballkanike. Prandaj dhe koordinimi i lëvizjeve LGBT në rajon si dhe shkёmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira është mund tё jetё njё hap pёrpara pёr tё gjithё rajonin.

Pёr mё shumё informacion vizitoni:

No comments:

Post a Comment