Monday, January 14, 2013

Pesha më e rëndë që mbaj...

Kjo është letra e një djali që vendosi të përdorë një detyrë në shkollë për të treguar për veten e tij dhe për seksua;itetin e tij. Detyra titullohej “Barra më e rëndë që kemi mbajtur”, dhe djali vendoi të tregojë mbi proçesin e COMING OUT dhe mori shumë inkurajim nga mësuesja e lëndës.
Më poshtë mund të lexoni letrën e djalit si dhe komentet e mësueses. 

E dashur (emri nuk behet publik)

Dëshiroj të të shkruaj për peshën më të madhe që unë mbaj. Kam që në shkollën 9-vjeçare që e mbaj këtë peshë, që nga momenti që e zbulova. E kam ditur për seksualitetin tim që prej 6 vjetesh tashmë, dhe ka qënë një barrë për mua për shumë kohë. Vetëm kohët e fundit unë kam filluar ta heq këtë barrë, pak nga pak nga shpatullat e mia.

E kam mbajtur për kaq gjatë për shkak të frikës. Kam frikë nga disa njerëz që mund ta zbulojnë këtë pëshë që unë mbaj. Kam frikë se ata e zbulojnë dhe mendojnë ndryshe për mua. Mendojnë keq për mua. Arrinë të më urrejnë. Prandaj unë pranoj këtë barrë, nuk dua të jem i urryer. Ose më keq akoma të më nxjerrin nga jetët e tyre. Dua që gjërat të mbeten njëlloj, por unë nuk dua ta mbaj më këtë peshë në shpatullat e mia.

Kjo peshë po më tërheq fort poshtë, dhe po më pengon të përjetoj gjërat e bukura të jetës, por prapë më kapton frika dhe nuk mendoj më ta heq qafe peshën. Frika më bën që të dënoj veten dhe ta mbaj këtë barrë për më shumë kohë. Por fatmirësisht kam hequr pak nga kjo peshë duke arritur në konkluzionin se “nuk” jam normal për disa grupe. Kam konstatuar një miks emocionesh në lidhje me këtë. Disave nuk u bëhej vonë për këtë informacion. Disa më pëlqyen më shumë për këtë fakt. Dhe së fundmi, disa më urryen për këtë gjë. Por mua nuk më bëhet vonë pë rata që më morën inat. Ata mund të rrinë në botëtë e tyre të vogla plot me urrejtje të njëanshme. Nuk më bëhet vonë fare për ta.

Kam qënë në gjendje të heq një pjesë të mirë të barrës, por fatkeqsisht një pjesë mbetet. Kjo pak që ka mbetur është rezervuar për familjen time. Do të jetë më e vështirët për ta ndarë këtë informacion me ta, sepse nuk e di se si do e presin këtë fakt. Nuk e kam idenë nëse do jenë indiferent ndaj këtij fakti apo do refuzojnë dashurinë që u jap dhe do më mohojnë si djalin, nipin dhe vëllain e tyre. Kjo si pjesa tjetër e kësaj bote të errët, të ftohtë është e paqartë për mua. Dhe fatkeqësisht ka vetëm një mënyrë për ta marrë vesh. Ditën që unë do heq këtë barrë nga vetja, që do e liroj botën time, do jetë dita që unë do kem korrur një nga fitoret e para në jetën time.

Kjo është dita që me zor po pres të vij.

P.S- Arsyeja kryesore që prita kaq shumë për ta treguar sepse nuk ndjehesha rehat për ta ndarë këtë informacion, dhe se si u ndjeva ndërkohë që po të shkruaja këtë letër, sepse nuk e di si do reagosh. Të kërkoj ndjesë për ndonjë pa rehati që ndjenjat e mia egoiste mund të të kenë shkaktuar. Faleminderit që e ke lexuar. Është një hap i madh në udhëtimin tim.

Komenti i Mësueses:

Jam e nderuar që kam qënë pjese e proçesit që ke hequr këtë barrë nga shpatullat. Ti je një djalë i ri dinamik dhe i dhembshur që vetëm duke qënë vetvetja i fal botës një dhuratë. Nëse njerzëit zgjedhin të mos jenë rahat me ndershmërinë tënde, ata kanë për të humbur.

Origjinali: http://imgur.com/3Q9yN 

No comments:

Post a Comment