Nё njё vendim historik tё datёs 15 Janar, nё rastin gjyqёsor
Eweida dhe Tё tjerёt kundёr Britanisё sё
Madhe, Gjykata Europiane e tё Drejtave tё Njeriut konfirmoi se e drejta e
dikujt pёr tё shprehur besimin e tij/saj fetar mund tё limitohet pёr tё
mbrojtur tё tjerё pёrsona nga diskriminimi pёr shkak tё orientimit tё tyre
seksual. Institucione tё ndryshmё ndёrkombёtare, organizata dhe grupe tё tjera
e mirёpritёn kёtё vendim, veçanёrisht njohjen nga Gjykata tё faktit se ndalimi
i diskriminimit pёr shkak tё orientimit seksual ёshtё njё qёllim legjitim dhe i
rёndёsishёm i cili justifikon kufizimet e lirisё sё besimit.
Dy nga katёr aplikimet e marra nё konsideratё lidheshin me
punonjёs tё cilёt rrefuzonin t’u ofronin shёrbime çifteve tё tё njёjtit seks pёr
shkak tё besimit tё tyre fetar. Dy aplikimet e tjera lidheshin me ndalimin e
punonjёsve dhe çdo anёtar stafi pёr tё veshur kryqe nё mjedisin e punёs.
Lilian Ladele ishte e punёsuar pranё London Borough tё Islingtonit (versioni anglez i mini-bashkive).
Ajo kishte rrefuzuar tё kryente ceremoni lidhjesh civile mes personave tё tё njёjtit
seks, si pjesё tё detyrimeve tё saj sepse besonte se bashkёsitё civile ishin
ekuivalente tё martesёs dhe se martesat brenda gjinisё ishin kundёr vullnetit tё
Zotit. Pas rrefuzimit, ajo u paralajmёrua pёr pushim nga puna dhe pas
rrefuzimeve tё tjera u pushua pёrfundimisht.
Gjykata vendosi se punёdhenёsi i Ladele pёr tё mos bёrё
asnjё pёrjashtim, pёr shkak tё besimit tё saj fetar, ishte legjitim dhe
proporcional, nё pёrputhje me rastet e mёparshme tё Gjykatёs ku ishte njohur e
drejta pёr tё qenё tё lirё nga diskriminimi pёr shkak tё orientimit seksual dhe
nevojёn pёr njohjen e tё drejtёs sё çifteve tё tё njёjtёs gjini pёr lidhje. Pёr
kёtё arsye u gjykua se nuk ka pasur shkelje tё tё drejtёs sё saj pёr tё qenё e
lirё nga diskriminimi pёr shkak tё besimit fetar.
Gary McFarlane ishte i punёsuar nga Relate Federation, njё organizatё private e cila ofron terapi mbi çeshtje
tё seksit dhe marrёdhёnieve nё çift. Ai refuzoi tё trajtonte çifte tё tё njёjtit
seks dhe pёr kёtё arsye u pushua nga puna.
Gjykata gjeti se punёdhёnёsit e Z. McFarlane kishin gjetur
balancёn e duhur mbi tё drejtёn e kёtij tё fundit pёr tё shprehur besimin e tij
fetar dhe atё tё “interesave tё punёdhёnёsit pёr tё siguruar tё drejtat e tё
tjerёve”. Nё kёtё rast nuk ka patur shkelje tё tё drejtёs sё tij pёr tё
shprehur besimin fetar.
“Neni 9 i Konventёs Europiane mbron tё drejtёn e
manifestimit tё besimit fetar nё publik, por kjo e drejtё nuk ёshtё e pa
limituar” tha Alli Jernov, Kёshilltar Ligjor pranё Komisionit Ndёrkombёtar tё
Juristёve. “Me gjykimin e sotёm, Gjykata mbron vlerёn e mbrojtjes sё tё tjerёve
nga diskriminimi.”
Sipas Evelyn Paradis, Drejtore Ekzekutive e ILGA-Europe,
“ky vendim ёshtё marrё nё kohёn e duhur dhe ёshtё shumё i rёndёsishёm duke qenё
se rrefuzime tё ngjashme pёr t’u ofruar shёrbime çifteve tё gjinisё sё njёtjё
janё njё fenomen i zakonshёm nё shumё juridiksione europiane. Ky vendim duhet tё
shёrbejё si udhёzim pёr qeveritё kombёtare pёr tё balancuar lirinё e fesё me tё
drejtёn e mos-diskriminimit mbi baza tё orientimit seksual”.
No comments:
Post a Comment