26 Tetor, 2012 – Gjatё javёs sё shkuar, Parlamenti
Europian publikoi njё
studim mbi njё udhёrёfyes potencial qё tё mbulojё tё drejtat LGBT nё
nivel tё Bashkimit Europian. Ky plan i BE do tё njehsonte legjislacionin dhe
politikat e ndryshme nё forcimin e barazisё dhe mos-diskriminimit tё personave
lesbike, gei, biseksualё, transgjinorё dhe interseks nё tё gjithё Bashkimin
Europian.
Studimi u kёrkua nga Kёshilli i tё Drejtave Civile,
Drejtёsisё dhe Çёshtjeve tё Brendshme tё Parlamentit Europian dhe vjen pas
thirrjeve tё pёrsёritura tё Parlamentit Europian pёr pёgatitjen e njё
udhёrrёfyesi nga ana e Komisionit Europian.
Udhёrrrёfyesit janё dokumente politikash tё cilat
pёrmbledhin dhe planifikojnё veprimet dhe punёn e BE-sё mbi njё temё tё caktuar
pёr njё numёr vitesh. Dokumente tё ngjashme tё prodhuar nga Komisioni Europian
janё Strategjia e BE-sё pёr barazinё gjinore 2010-2015; Strategjia Europiane
pёr Aftёsitё e Kufizuara; ose Plani i BE pёr Strategjitё e Integrimit tё
Komuniteteve Rome.
Sofia Velt, Anёtare e Parlamentit Europian dhe zv.
Presidente e LGBT Intergoup nё Parlamentin Europian e komentoi kёshtu kёtё
zhvillim: “Unё e mirёpres kёtё studim i cili do tё na ndihmojё tё ndёrtojmё njё
strukturё mbi atё çka duhet tё pёrmbajё udhёrёfyesi i BE-sё.”
“Parlamenti Europian dhe Groupi ALDE nё veçanti, i
kanё kёrkuar Komisionit Europian tё pёrgatisё njё Udhёrёfyes pёr barazinё LGBT
qё prej Janarit tё vitit 2011. Njё politikё e tillё, do tё kishte shumё pak
kosto dhe do tё bёnte tё mundur qё BE-ja tё mbante premtimin e saj pёr barazi
dhe mos-diskriminim”
Majkёll Kashman, Anёtar i Parlamentit Europian, dhe
bashkё-President i LGBT Intergroup shtoi: “Njё udhёrёfyes LGBT do tё bёnte tё
mundur qё Komisioni, Kёshilli dhe Parlamenti tё pёrkushtoheshin efektivisht nё
arritjen e barazisё gjatё çdo aktiviteti tё BE-sё. Vivian Reding, ёshtё
Komisionerja e Parё e BE-sё me njё portofol tё tё drejtave themelore tё njeriut
dhe jam i bindur se ajo do e pranojё kёtё thirrje brenda pёrfundimit tё
mandatit tё saj nё 2014. Barazia nuk mund tё presё.”
Parlamenti Europian ёshtё nё pritje tё rezultateve
tё njё vёzhgimi nga Agjencia e tё Drjetave Themelore (FRA) mbi situatёn e
personave LGBT nё BE dhe Kroaci, i cili do tё bёhet publik nё vitin 2013.
No comments:
Post a Comment