Thursday, May 10, 2012

Barak Obama shprehet pro martesave brenda gjinisё


Barak Obama ёshtё shprehur se çiftet e gjinisё sё njёjtё duhet tё kenё tё drejtёn tё martohen. Kёtё deklaratё ai e ka bёrё pёrpara popullit amerikan, nё njё kohё kur sondazhet tregojnё njё largim midis elektoratit dhe presidentit:

“Kam besuar gjithmonё se amerikanёt lesbike dhe gei duhet tё trajtohen me drejtёsi dhe barazi. Kam hezituar tё pёrdor termin martesё pёr shkak tё traditave tё forta qё kjo fjalё pёrcjell. Kam menduar gjithmonё se ligjet e bashkёsisё civile do tё ishin tё mjaftueshme pёr çiftet gei dhe lezbike.

Por me kalimin e viteve kam folur me miq dhe familjarё. Kam menduar pёr pjesёtarё tё stafit tim tё cilёt janё nё lidhje tё gjata tё gjinisё sё njёjtё dhe po rrisin bashkё fёmijё. Nё pёrpjekjet tona pёr ti dhёnё fund ligjit “mos pyet mos trego” njoha disa nga trupat ushtarake gei dhe lezbike tё cilёt po i shёrbejnё vendit tonё me nder dhe dinjtet.

Ajo çka kam kuptuar ёshtё se pёr çiftet e tё njёjtёs gjini, mohimi i tё drejtёs pёr martesё, ёshtё sikur ti konsiderosh qytetarё tё dorёs sё dytё.

Edhe nё tavolinёn time tё ngrёnies, kur shoh Sashёn dhe Maliёn, tё cilat kanё shokё prindёrit e tё cilёve janё tё tё njёjtёs gjini, e di se pёr to nuk do ishte e pranueshme qё prindёrit e tyre tё trajtoheshin ndryshe.

Prandaj kam vendosur se ёshtё koha qё tё shpreh besimin tim tё plotё se çiftet e gjinisё sё njёjtё duhet tё lejohen tё martohen.

Unё i respektoj bindjet e tё tjerёve dhe tё drejtёn e institucioneve fetare pёr tё vepruar nё bazё tё doktrinave tё tyrё. Por unё besoj se nё sytё e ligjit, tё gjithё qytetarёt amerikanё duhet tё trajtohen njёsoj. Kur shtetet aprovojnё martesat brenda gjinisё, asnjё akt federativ nuk duhet ti ndalojё ato.”

Barak Obama

No comments:

Post a Comment