Sa me poshte eshte deklarata e Ambasadws PINK, e bere publike dhe derguar Kryeministrit te Shqiperise, diten e Enjte fill mbas deklaratave homofobike te Ministrit Spahia:
Drejtuar: Prof. Dr. Sali Berisha,
Kryeministёr i Republikёs sё Shqipёrisё
Pёr dijeni: z. Arben Imami, Ministёr i Mbrojtjes sё Republikёs sё
z. Ettore Sequi, Ambasador i Bashkimit Europian nё Shqipёri
z. Karsten Ankjaer, Ambasador i Mbretёrisё sё Danimarkёs nё Shqipёri
z. Henk van den Dool, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta
z. Alexander Arvizu, Ambasador i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs
Medias nё Shqipёri
I nderuar Z. Kryeministёr,
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё shprehё shqetёsimin dhe indinjatёn e thellё nё lidhje me deklaratёn e sotme tё bёrё publike nё media, mё konkretisht nё Gazetёn Shqiptare, nё titullin: “Parada gay, Spahiu: Do i kapim nё hu” fq.13, tё Zv. Ministrit tuaj tё Mbrojtjes, Z. Ekrem Spahiu.
Kjo deklaratё del publikisht kundёr tё gjithё parimeve dhe vlerave tё tё drejtave tё njeriut qё shteti dhe Qeveria shqiptare mbron dhe promovon.
Kjo deklaratё, merr njё peshё dhe impakt tё pallogaritshёm, nё momentin qё vjen nga njё zyrtar i lartё publik i ekzekutivit shqiptar, institucioni qё duhet tё jetё pararendёs i mbrojtjes dhe respektit tё tё drejtave tё tё gjithё qytetarёve shqiptarё pa asnjё dallim etnie, feje, pёrkatёsie gjinore apo orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Zv. i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, ka pёrdorur njё gjuhё haptazi tё urrjetjes dhe tё papranueshme, e cila i drejtohet tё gjithё atyre qytetarёve shqiptarё, tё cilёt, pёrmes kёrcenimit “Do i kapim nё hu”, u kёrceёnon atyre haptazi lirinё e shprehjes, organizimit, manifestimit dhe protestёs publike.
Duke patur parasysh zhvillimet mё tё fundit dhe hapat pozitivё qё Qeveria shqiptare ka ndёrmarё pёr mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT, tё prezantuar vetёm pak ditё mё parё nё mbledhjen e Komisionit tё Pёrbashkёt tё Integrimit me Bashkimin Europian, si edhe tё gjitha detyrimeve dhe pёrgjegjёsive tё marra nga shteti shqiptar nё nivel ndёrkombёtar, deklarata e Z. Spahiu bie haptazi ndesh me politikёn zyrtare tё Qeverisё shqiptare dhe tё gjitha konventat ndёrkombёtare tё tё drejtave tё njeriut tё ratifikuara nga Republika e Shqipёrisё.
Gjithashtu, deklarata e Z. Spahiu, si Zv. Ministёr i Mbrojtjes, e tejkalon qёllimin e thёnies sё saj pёr shkak se, si njё zyrtar i lartё i Qeverisё Shqiptare, ai le tё nёnkuptohet se Qeveria ёshtё gati tё “pёrdorё hurin” ndaj çdo qytetari shqiptar, i cili del publikisht tё manifestojё, tё kёrkojё dhe tё ushtrojё liritё e tij, tё fjalёs, tё shprehjes, tё grumbullimit paqёsor etj.
Sipas bindjes sonё, kjo deklaratё shkon kundёr politikave tё NATO-s nё lidhje me diskriminimin dhe politikat e diversitetit pёr tё gjitha vendet anёtare. Nё kёtё kuptim, reagimi i Z. Spahiu, nuk pёrfaqёson vetёm qёndrimin e njё politikani, por pёr shkak tё pozicionit tё tij zyrtar, ai pёrfaqёson tё gjithё Forcat e Armatosura tё Republikёs sё Shqipёrisё, çka rrezikon tё pёrçojё tek kёto tё fundit dhe publiku i gjerё mesazhe dhune, urrejtje dhe diskriminimi.
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri do tё mirёpriste nga ju z. Kryeministёr dhe nga Qeveria Shqiptare, marrjen e masave tё mёposhtme:
- Distancimin dhe denoncimin e menjёhershёm tё Qeverisё Shqiptare nga qendrimi i Z. Spahiu, si njё qendrim homofobik qё promovon dhunё, urrejte dhe diskriminim.
- Tё shqyrtojё kёtё çёshtje me prioritet maksimal, sepse ngjarje tё tilla tregojnё nivelin e respektit qё Qeveria dhe politika shqiptare ka ndaj tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri.
- Tё ndёrmarrё tё gjitha masat e nevojshme qё kjo ngjarje tё mos-pёrsёritet mё, pёrfshirё edhe masat mё tё rrepta politike ndaj njё zyrtari publik tё Qeverisё Shqiptare, qё pёr mё tepёr pёrfaqёson njё ndёr Ministritё mё tё rёndёsishme nё vend.
- Ne i kёrkojmё Z. Spahiu qё tё kёrkojё ndjesё publike pёrpara tё gjithё komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe familjarёve tё tyre, pёrpara qytetarёve shqiptarё dhe Forcave tё Armatosura tё Republikёs sё Shqipёrisё, pёr terrorrin qё ka shkaktuar sot anembanё Shqipёrisё.
Me respekt,
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri
No comments:
Post a Comment