Ditёn e sotme, 21 Mars 2012, Avokati i Popullit Z. Igli Totozani priti nё zyrёn e tij stafin Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri. Ky takim historik shёnoi edhe nisjen e njё bashkёpunimi tё ngushtё midis dy institucioneve nё kuadёr tё avancimit tё tё drejtave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri.
Altin Hazizaj dhe Igli Totozani ne konfernce per shtyp |
Nё fjalёn e tij pёrshendetёse Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parё e uroi Z. Totozani pёr nisjen e detyrёs sё re, evidentoi problematikat dhe çёshtjet mё tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT si dhe paraqiti Raportin Vjetor tё tё Drejtave tё Komunitetit LGBT. Fushat, tё cilat Ambasada PINK i shikon si prioritare pёr komunitetin tё tilla si profili ligjor, shёrbimet sociale, ruajtja e privatёsisё, mbrojtja e tё drejtave dhe mosdiskriminimi iu pёrcollёn Avokatit tё Popullit nё formёn e kёrkesave pёr bashkёpunim.
Z. Igli Totozani nga ana e tij ofroi mbёshtetje dhe suport maksimal nga ana e Zyrёs sё Avokatit tё Popullit pёr mbrojtjen dhe garantimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT si dhe nisjen e menjёhershme tё punёs pёr forcimin e kёtij bashkёpunimi duke caktuar objektivat e punёs, fushat e bashkёpunimit dhe rezultatet qё priten.
Stafi i PINK me Avokatin e Popullit |
Nё kёtё kuadёr, brenda pak ditёve, dy institucionet do tё nёnshkruajnё njё marrёveshje bashkёpunimi e cila do tё parashtrojё fushat ku do tё mbahen aktivitete tё pёrbashkёta dhe ngritjen e grupit tё punёs pёr pёrgatitjen e Raportit tё Posaçёm tё Zyrёs sё Avokatit tё Popullit pёr Komunitetin LGBT is cili mё pas do ti dorёzohet Parlamentit tё Shqipёrisё nё formёn e rekomandimeve.
Pas kёtij takimi dy pёrfaqёsuesit e institucioneve dolёn nё konferencё pёr shtyp ku dhe iu pёrgjigjёn pyetjeve tё shumta tё gazetarёve. Nё fjalёn e tij Z. Totozani theksoi rёndёsinё e promovimit dhe pёrmirёsimit tё tё drejtave dhe nevojave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri edhe nёpёrmjet bashkёpunimit me organizatat e shoqёrisё civile. Ai vuri theksin tek lufta kundёr keqtrajtimeve dhe diskriminimit, fjalorit tё papёrshtatshёm etj.
Ndёrsa nё fjalёn e tij, Z. Hazizaj falenderoi publikisht Zyrёn e Avokatit tё Popullit pёr kёtё bashkёpunim dhe anonçoi zyrtarisht nisjen e punёs pёr aktivitetet qё do tё organizohen nё datёn 17 Maj me rastin e Ditёs Ndёrkombёtare kundёr Homofobisё.
Ambasada PINK dёshiron tё shprehё mirёnjohje pёr angazhimin e Zyrёs sё Avokatit tё Popullit nё mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT dhe ka besim tё plotё se ky institucion i rёndёsishёm do tё japё kontributin e duhur nё avancimin dhe forcimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri.
Great :-) Good work.
ReplyDelete