Friday, January 13, 2012

Suedia, duhet tё ndalё shkeljen e tё drejtave tё transgjinorёve

Pёrfaqёsues tё partive qeverisёse suedeze kanё rёnё dakort tё mos e heqin kёrkesёn e sterilizimit pёr personat qё duan tё ndryshojnё gjininё e tyre. Kjo bёn qё personat tё cilёt duan tё ndryshojnё gjinine tё kalojnё nёpёr njё proçes qё ndёr tё tjera shkatёron materialin e tyre riprodhues. RFSL dhe organizata tё tjera janё pёrpjekur sensibilizojnё shoqёrinё pёr kёtё abuzim i cili zgjat prej kohёsh. Gjithsesi, vendimi i ditёs sё djeshme vazhdon tё jetё shkelje e integritetit fizik, tё drejtёs pёr tё qenё tё lirё nga tortura si dhe tё drejtёn e riprodhimit pёr personat transgjinorё.

Fredrik Reinfeldt - Kryeminister i Suedise 
40 vjet mё herёt parlamenti suedez ishte ndёr tё parёt qё miratoi ligjin e njohjes sё ndryshimit tё gjinisё. Gjithsesi, ky ligj ishte i frymёzuar nga tradita suedeze e programit tё sterilizimit i cili u anullua krejtёsisht nё vitin 1976.

Shteti duhet tё mbrojё tё drejtat e tё gjithё qytetarёve tё tij dhe jo ti shtypё ato. Ti kёrkosh njё grupi tё tёrё social tё sterilizohet nuk pёrputhet me asnjё standart tё tё drejtave tё njeriut.

Thomas Hammarberg, Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut praёn Kёshillit tё Europёs, thirri vendet anёtare tё “anullojnё sterilizimin e dhe tjera trajtime mjekёsore tё cilat mund tё dёmtojnё autonominё, shёndetin dhe mirёqenien e njё individi, si kushte tё domosdoshme pёr njohjen ligjore tё gjinisё sё preferuar tё njё personi transgjinor.

Njёkohёsisht, Rezoluta 1728 (2010) e Asamblesё Parlamentare tё kёshillit tё Europёs i bёri thirrje gjithё vendeve anёtare tё lejojnё ndryshimin e gjinisё sё personave, nё formё tё dokumentuar, pa kёrkuar paraprakisht sterilizimin apo proceduara tё tjera, si terapitё hormonale. Kjo rezolutё i kёrkon shteteve anёtare tё sigurohen qё dokumentat zyrtare pasqyrojnё gjininё e preferuar tё individit, pa asnjё lloj kёrkese paraprake pёr sterilizim apo proçedura tё tjera si ndёrhyrje kirurgjikale pёr ndryshimin e seksit dhe terapi hormonale. 

link:  http://www.tgeu.org/Sweden_stop_violating_human_rights_of_trans_persons

No comments:

Post a Comment