Tuesday, January 10, 2012

NJOFTIM PUNËSIMI: PЁRGJEGJЁS/E I/E “STREHЁZA E YLBERIT”

INFORMACION BAZË

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri është një organizatё që punon për eleminimin e diskriminimit dhe forcimin e komunitetit LGBT në Shqipëri, me synimin që pozicioni dhe të drejtat e komunitetit të personave lezbike, gay, biseksualë dhe transeksualë (LGBT) të respektohen plotësisht dhe nevojat e tyre të adresohen siç duhet.

Tashmё nё vitin e dytё tё aktivitetit tё saj, Ambasada PINK ka ngritur Qendrёn e parё tё Emergjencёs nё Shqipёri, pёr komunitetin LGBT, tё quajtur “Strehëza e Ylberit”. Kjo qendёr ёshtё hapur me mbёshtetjen e Planet Romeo Foundation dhe do tё funksionojё si vend strehimi i pёrkohshёm pёr ata pjesёtarё tё komunitetit LGBT tё cilёt janё dёbuar nga mjedisi i tyre familjar ose qё ndodhen nё kushte tё vёshtira social-ekonomike. Nё kёtё fazё tranzitore, ata do tё strehohen nё kёtё qendёr dhe do tё kenё kёshtu kohёn e mjaftueshme pёr tё zgjidhur problemet e tyre.

Pёr kёtё arsye, pranё Ambasadёs PINK ka lindur nevoja e punёsimit tё njё personi pёrgjegjёs pёr menaxhimin e qendrёs sociale “Strehёza e Ylberit”.

DETYRAT E PЁRGJEGJЁSIT/ES TЁ QENDRЁS SЁ EMERGJENCЁS DO TЁ JENЁ:
1.     Zbatimi i kritereve tё pranimit nё qendrёn e emergjencёs.
2.     Zbatimi i rregullores sё akomodimit nё qendёr dhe sjelljes gjatё kohёs sё qёndrimit aty.
3.  Pritja dhe rregjistrimi i tё gjitha rasteve tё paraqitura pёr strehim emergjent pranё Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe gjykimi i tyre nё bazё tё kritereve tё pranueshmёrise nё qendёr.
4.      Monitorimi i hyrjeve dhe daljeve nё qendёr.
5.      Zbatimi i Kodit tё Sjelljes nё qendёr.
6.   Organizimi i aktiviteteve tё ndryshme sociale pёr personat e strehuar, gjatё kohёs sё qёndrimit nё qendёr.
7.      Raportimi mujor i hyrjeve dhe daljeve nga qendra dhe progresin e çdo individi tё strehuar aty.
8.     Garantimi i anonimatit dhe konfidencialitetit tё identitetit dhe historisё sё çdo personi tё akomoduar nё qendёr.
9.     Orari i punës do të jetë çdo ditë nga ora 14.00-22.00.
10. Pёr arsye tё mёnaxhimit dhe sigurimit tё bashkёjetesёs nё strehёz, personi pёrgjegjёs do duhet tё flejё nё qendёr.

KUALIFIKIMET DHE EKSPERIENCAT

-        Aftёsi pёr tё punuar dhe komunikuar me grupe sociale nё vёshtirёsi.
-        Kapacitete organizative, aftёsi pёr tё menaxhuar mjedise tё pёrbashkёta.
-        Aftёsi pёr tё zbatuar dhe mbajtur rregullat dhe standartet e caktuara nga zyra.
-        Tё jetё njohёs i mirё i çёshtjeve dhe tё drejtave tё komunitetit LGBT.
-        Tё ketё mbaruar tё paktёn shkollёn e mesme. Prioritet do t’i jepet atyre qё kanё mbaruar shkollёn e lartё.

SI MUND TË APLIKONI?

Dёrgoni CV-nё tuaj sё bashku me njё letёr motivimi nё adresёn: communitypink@gmail.com. Ju lutemi specifikoni nё e-mail emrin, mbiemrin tuaj dhe bashkangjisni materialet e kёrkuara.

PYETJE DHE KONTAKTE

Pёr çdo pyetje, paqartёsi ose koment ju lutemi dёrgoni njё e-mail pranё Ambasadёs PINK nё adresёn: info@pinkembassy.al 

KUJDES!

Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të Ambasadёs PINK për marrje në punë do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht. Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit. Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton punësimin e kandidatit/es. Personi që do të gjykohet si kandidati/ja më i/e sukseshëm mund t’i kërkohet që të kalojë 3 muaj provë në punë, përpara ofrimit të kontratës së punës.

PARIMI I PUNËSIMIT

Ambasada PINK garanton mundësi të barabarta punësimi për këdo. Por meqё kjo organizatё punon në ndihmë të komunitetit LGBT në Shqipëri, prioritet do t’i jepet punësimit të kandidatëve/kandidateve që vijnë nga ky komunitet. Personi i punёsuar do mund tё pёrdorё edhe zyrat e Ambasadёs PINK pёr qёllime tё punёs. Pagesa do tё jetё e pёrshtatshme pёr profilin e punёs dhe detyrat.

No comments:

Post a Comment