Friday, November 4, 2011

Të drejtat tona dje dhe sot

nga Enida Bogdani

LGBT dhe gëzimi i të drejtave të të gjithë anëtarëve të shoqërisë e forcon demokracinë e një vendi.
Të kërkosh të drejtat e tua sot në shoqërinë shqiptare është më e lehtë, sepse jetojmë në një regjim demokratik me aspirim për integrimin në Bashkimin Europian. Detyra e banorëve dhe qytetarëve të Shqipërisë është të përfaqesojnë veten dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, sidomos grupet më të rrezikuara, si minoritetet e ndryshme. 

© Ambasada PINK - Te gjitha te drejtat e rezervuara
 
Fjala minoritet nuk tregon asgjë tjetër por faktin që je një pakicë dhe me cilësi të ndrsyhme nga shumica. Është detyra e minoriteteve dhe anëtarëve të minoriteteve që të njohin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.  Ky artikull do fokusohet në të drejtat e minoriteteve seksuale dhe të personave LGBT (lesbike, gay, biseksual, transgjinor) në shoqërinë shqiptare.

Në debate publike, private apo në kafe me miqtë kur diskutohet tema e minoritetve seksuale në Shqipëri nuk flitet për të drejta konkrete te komunitetit LGBT. Kryesisht opinioni i gjerë publik diskuton akoma ekzistencën e këtij komuniteti dhe gatishmërinë e shoqërisë shqiptare të pranojë minoritetin seksual.

Ekzistenca e komunitetit LGBT në Shqipëri nuk ka qënë ndonjëherë e diskutueshme, sepse kanë qënë të pranishëm dhe në kohën e totalitarizmit kur në fakt të ishe homoseksual ishte krim. Debati duhet të kishte qënë se sa i gatshëm është ky komunitet të dalë hapur dhe të jetojë hapur në shoqërinë shqiptare?

Komuniteti LGBT si minoritet seksual kërkon të drejtat e tij, pavarësisht gatishmërisë së shoqërisë shqiptare për të pranuar këto të drejta. Ambasada PINK mbështet dhe ndihmon komunitetin LGBT për të ngritur zërin për të drejtat e tyre. Çdo ndryshim shoqëror në regjime demokratike vjen me presion nga grupe interesi dhe nga vetë kërkuesit e të drejtave. Të kujtojmë ç’tregon historia se si u fituan të drejta e grave, zezakëve, apo komuniteteve LGBT në vënde të tjera ku i gëzojnë sot këto të drejta. Shoqëria shqiptare do përgatitet duke dëgjuar kërkesat e komunitetit

No comments:

Post a Comment