Thursday, October 20, 2011

Aktivistja ugandiane fiton cmimin prestigjoz per mbrojtjen e te drejtave LGBT

“Gjatë gjithë jetës sime kam luftuar hapur për të drejtat e homoseksualëve në Uganda, dhe më është dashur të paguaj një çmim për këtë nismë.” Nabagesera për Amnesty International."

Më 13 tetor 2011 një aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT në Uganda është bashkuar me rradhët e fituesve të Çmimit Martin Ennals. Emri i saj është Kasha Jacqueline Nabagesera dhe ajo është themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e organizatës LGBT vendase.

Gjëndja e të drejtave të komunitetit LGBT në Uganda është kritike. Në këtë shtet homoseksualizmi është krim. Ky komunitete vuan diskriminime dhe forma të tjera abuzimi për shkak të prirjeve seksuale dhe identitetit gjinor. Aktivistët e të drejtave të njeriut që merren me këtë komunitet shpesh herë janë kërcënuar dhe kthyer në shënjestra.

“ Pasioni i saj për të promovuar barazinë dhe puna e saj e palodhur për t’i dhënë fund një klime frike është një frymëzim për të gjithë aktivistët e të drejtave LGBT në botë që kërcënohen nga dhuna dhe burgosja për shkak të të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor. Foli Spoke Michelle Kagari, përfaqsuesi i Amnesty International në Afrikë.

Pavarësisht nga vështirsitë e paimagjinueshme që Jacqueline Kasha hasi ajo vazhdon të jetë një dritë në errësirën që qeveria Ugandeze ka vendosur të zhysë komunitetin e saj LGBT.

Nabagesera është njeriu i 20-të që fito Çmimin Martin Ennals, por gruaja e parë homoseksuale që merr një vlerësim të tillë si mbrojtëse e të drejtave të njeriut.

Ambasada PINK  në mbështetje të punës së Jacqueline Kasha, e përgëzon për pasionin dhe guximin dhe i uron asaj sa më shumë bashkpuntorë të guximshëm. 

LINK : http://www.amnesty.org/en/news-and-updates/ugandan-gay-rights-activist-wins-top-human-rights-award-2011-10-13

Për të lexuar historinë e Kasha Jacqueline Nabagesera: http://www.martinennalsaward.org/MEA/index.php?option=com_content&view=article&id=100&Itemid=146&lang=en 

No comments:

Post a Comment