Tuesday, November 15, 2011

Injorohet kërkesa e homoseksualve, Gjebrea: Nuk ka diskriminim në tekst!

Sa me poshte eshte nje shkrim mbi kengen "Pa problem" te Eranda Libohoves dhe Aldon Lipes me te cilen dy te fundit konkurrojne tek Kenga Magjike 2011. Ankeses se komunitetit LGBT dhe kerkeses se tyre per perjashtimin e kesaj kenge e cila ofendon komunitetin dhe te kerkuarit falje nga producentet duket se Z. Gjerbrea i eshte pergjegjur me nje mesazh qe pohon se nuk ka patur diskriminim. 

Ne besojme se cdo gjuhe diskriminuese e drejtperdrejte apo e terthorte e cila ofendon nje pjese te shoqerise shqiptare, dhe sidomos ne nje event kulturor te permasave te kenges magjike, duhet te ndalohet kategorikisht. 
Dikush duhet t'i kujtoje Z. Lipe dhe Znjsh. Libohova si edhe prodhuesve te festivalit se homoseksualiteti apo martesa midis dy burrave apo grave nuk perben as problem gjenetik dhe as ndonje problem tjeter, por fakti qe teksti i kenges eshte ironizues dhe talles per kete fenomen social eshte i papranueshem per komunitetin LGBT ne Shqiperi te cilet refuzojne kategorikisht te shnderrohen ne cirk dhe argetim neper festivale dhe spektakle kombetare. 



Lajmi i meposhtem eshte i shkeputur nga Gazeta Panorama: 

"Nuk u duket aspak normale ta lënë me aq kërkesën e tyre me shkrim drejtuar producentit të festivalit “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea, një javë më parë në lidhje me fyerjen që i është bërë komunitetit të tyre në vargjet e këngës “Pa problem”, të kënduar nga Eranda Libohova dhe Aldon Lipe. Pasi nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare përveçse një mesazhi telefonik ku Gjebrea u sqaron atyre se nuk bëhet fjalë për diskriminim, dhe pasi nuk kanë parë të merret ndonjë masë publike ndaj këngës, ata kanë nënshkruar një ankesë zyrtare, dërguar këtë herë në zyrën e komisioneres Kundër Diskriminimit, ku ankohen ndaj producentëve të Këngës Magjike 2011, z. Ardit Gjebrea dhe z. Aleksandër Frangaj. Edhe pse Gjebrea u ka thënë se në tekst pyetet “Problem në gjen?” dhe fraza nuk është pohore,  “Aleanca Kundër Diskriminimit” dhe “Pro LGBT”, të dyja këto organizata që punojnë për të fuqizuar komunitetin LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) në Shqipëri, kanë bërë një tjetër ankesë. Kristi Pinderi, aktivist për të Drejtat e Njeriut, tha për gazetën “Panorama” se “Ne pretendojmë, nisur nga ankesat e shumta nga vajzat dhe djemtë homoseksualë, se kënga “Pa problem” (konkurrente në Festivalin “Kënga Magjike”) është fyese dhe ofensive ndaj këtij komuniteti, sidomos në vargjet: “Këtu ka shumë liri, do dalë një ligj i ri… dy burra mund të martohen në bashki! Pa Problem – PROBLEM NE GJEN”. Në datën 28 tetor, ata kërkuan nga autorët e këtij festivali në një letër zyrtare të nisur për z. Ardit Gjebrea, që të sqaronte nëse kjo këngë ka për qëllim të diskriminojë apo jo homoseksualët”, sqaron Pinderi. Ai shton më tej se “Ne besojmë se vargu “problem në gjen” është një pohim ofensiv dhe i padrejtë ndaj komunitetit LGBT. Kjo letër, ku ne kërkonim minimalisht që autorët e festivalit të na tregonin se nuk kanë asnjë qëllim të diskriminojnë askënd, iu dërgua për dijeni edhe komisioneres Kundër Diskriminimit, znj. Irma Baraku. Teksa prisnim një përgjigje nga autorët e festivalit apo një reagim publik, u ndeshëm me indiferencën e tyre, e cila në rastin kur dikush ndihet i fyer, është dyfish poshtëruese”, thekson Pinderi, nga pozitat e aktivistitit për të drejtat e njeriut. Në sqarimin e tij për këtë çështje, ai shton se “Kjo na motivoi që duke përfituar nga ligji në fuqi, të ankohemi zyrtarisht, jo ndaj autorëve të këngës, por ndaj producentëve të “Kënga Magjike”, një festival i licencuar, pra privat, që ndër të tjera transmetohet në një televizion kombëtar, që është “Tv Klan”. Ndërkohë që në lidhje me implikimin, sipas tyre, të televizionit “Klan”, ata pohojnë se kanë “përdorur fuqinë që na jep Kushtetuta, e cila ne nenin 9, në frymën e këtij neni ndalon nxitjen e urrejtjes.” Gjithashtu, Kristi Pinderi sqaron se mbi të gjitha kanë përdorur fuqinë e Ligjit kundër diskriminimit, sipas të cilit një diskriminim mund të jetë i hapur, por edhe i fshehur e i nënkuptuar. Siç thuhet dhe në ankesën drejtuar komisioneres kundër Diskriminimit, në rastin konkret ata besojnë se diskriminimi është edhe i hapur, por së fundmi po tentohet të mohohet, e kësisoj, ai po bëhet diskriminim i fshehur apo i nënkuptuar. “Në ankesën zyrtare të sipërpërmendur”, sqaron Pinderi, “…ne nuk kemi kërkuar masa monetare në gjobë, por kemi bërë dy kërkesa që janë: heqja e këngës “Pa problem” nga transmetimi i një televizioni kombëtar siç është “Tv Klan”, dhe një ndjesë publike nga ana e autorëve të festivalit. Kjo e dyta do nënkuptonte edhe ndjesën e vetë autorëve të këngës. Përfaqësuesit e LBGT-së e motivojnë vazhdimin e kërkesës së tyre me faktin se, kur autori i një diskriminimi njoftohet dhe i kërkohet të marrë masa, por ama nuk e bën këtë gjë, atëherë konsiderohet fajtor i dyfishtë. Sipas tyre, “në çdo rast kjo është një provë pro personit apo grupit që pretendon se është i diskriminuar."

LINK:  http://www.panorama.com.al/panorama-plus/injorohet-kerkesa-e-homoseksualve-gjebrea-nuk-ka-diskriminim-ne-tekst/

No comments:

Post a Comment