Dy javёt e fundit e kanё gjetur Ambasadёn PINK dhe PINK Youth Group (PYG) nё bankat e universiteteve publike tё Durrёsit dhe Tiranёs.
Gjate leksionit ne Tirane |
Nё datёn 3 Nёntor 2011, PINK u gjend pranё Fakultetit tё Edukimit tё Universitetit tё Durrёsit nё njё leksion tё parё jashtё kufijve tё kryeqytetit. Ky leksion, i cili shёrbeu edhe pёr tё thyer akullin e pёrballjes me kёtё temё do tё pasohet shumё shpejt me leksione nё fakultete simotra tё kёtij universiteti. Me mbёshtetjen e disa pedagogёve dhe dekanit tё tij u arrit qё pёr herё tё parё çёshtjet LGBT tё diskutohen edhe jashtё Tiranёs. Leksioni, u pasua nga njё ekskursion me PYG nё qytetin e Durrёsit dhe njё shёtitje nё bregdet. Pёrshtypjet e pjesёmarrёsve ishin shumё tё mira dhe ne premtojmё se shumё shpejt do tё rrikthehemi nё kёtё qytet me tё tjera leksione.
Mё tej, nё datёn 14 Nёntor 2011, PINK ishte me njё leksion 2 orёsh pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale tё Universitetit tё Tiranёs, me studentёt e vitit tё dytё, dega Punё Sociale. Mbi 60 studentё nga ky fakultet patёn mundёsi tё njihen me punёn e Ambasadёs PINK si institucion, arritjet e tij deri tani, çёshtjet kryesore me tё cilat pёrballet komuniteti LGBT nё Shqipёri dhe njё prezantim tё shkurtёr mbi disa teori tё lidhura me orientimin seksual, identitetin seksual dhe identitetin gjinor.
Studente te Punes Sociale - Viti II |
Nё pёrmbyllje, pedagogёt falenderuan stafin e Ambasadёs PINK pёr punёn qё bёjnё dhe i ftuan studentёt qё tё mbёshtesin kёtё organizatё dhe levizjen LGBT nё Shqipёri. Leksioni u mbyll me duartrokitje nga studentёt tё cilёt e vlerёsuan shumё leksionin dhe u ndanё miqёsisht me stafin e PINK.
Ambasada PINK uron qё sa mё shpejt tё jetё sёrish nё bankat e universiteteve tё ndryshme pёr tё ndarё me intelektualёt e rinj punёn e saj institucionale, sfidat, vёshtirёsitё dhe arritjet e saj si dhe tё kёrkojё mbёshtetjen e tё rinjve ndaj kёsaj lёvizje nё vend.
No comments:
Post a Comment