Tiranë, 28 Tetor 2013 - Ambasada
PINK po ndjek me vemendje debatin e hapur rishtazi në lidhje me martesën në
gjini të njejtë, të inicuar nga një deklaratë e Zyrës së Avokatit të Popullit në
Shqipëri, në vijim të propozimeve të tij për ndryshime legjislative të cilat përmirësojnë
statusin dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri, në veçanti të grupeve të
margjinalizuara të shoqërisë.
Ne duam t’i kujtojmë opinionit
publik se Ambasada PINK ishte organizata e parë e shoqërisë civile në Shqipëri,
që përpara tre vjetësh i kërkoi Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë që të
merrnin në konsideratë miratimin e ndryshimeve në Kodin e Familjes, të cilat do
të mundësonin eleminimin e një diskriminimi të hapur ligjor, atë të mos gëzimit
në mënyrë të barabartë të të drejtës për t’u martuar dhe krijuar familje të të
gjithë shtetasve që jetojnë në Shqipëri.

Sot në Europë janë 10 shtete që
zyrtarisht kanë pranuar të njohin barazinë në martesë edhe në gjini të njëjtë
dhe mëse 13 shtete të tjera njohin bashkëjetesën ose forma të përafërta me martësën
civile. Eksperienca në këto shtete ka treguar se martesa dhe krijimi i
familjeve LGBT, përkundër paragjykimeve, i ka forcuar shoqëritë duke i bërë ato
më tolerante dhe më demokratike.
Ka një serë faktesh që hedhin
poshte edhe mitet që shoqërojnë debatin publik në lidhje me martesën në gjini të
njejtë. Shqipëria është një vend ku martesa civile, që prej krijimit të shtetit
shqiptar, ka mbizotëruar në lidhjet martesore civile, krahasuar me ato kanonike
ose të bazuara në fe. Nga ana tjetër, të dhënat nga Ministria e Drejtësisë dhe
Census 2011, tregojnë se martesa heteroseksuale është duke përjetuar një krizë.
Nga 20.282 persona të martuar në këtë vit rreth 7.280 persona janë divorcuar
ose përafërsisht jnë prishur 36% e martesave heteroseksuale. Studimet në vendet
ku është lejuar martesa e barabartë për të gjithë, tregojnë se martesa si
institucion civil ëshë forcuar dhe është bërë më e qendrueshme, sesa në vendet
që nuk e kanë lejuar atë.
Kushtetuta e Shqipërisë garanton
barazinë e martesës për të gjithë qytetarët pa përjashtim, ndërkohë që kjo e
drejtë në mënyrë të kundraligjshme nuk iu është garantuar personave LGBT në
Kodin e Familjes.
Nisur nga ky përjashtim ligjor,
Ambasada PINK, në mbështetje të nismës së Avokatit të Popullit, do të dorëzojë pranë
Kuvendit të Shqipërisë kërkesën e saj për ndryshime dhe përmirësimë në Kodin e
Familjes së Republikës së Shqipërisë. Kjo kërkesë do të vendosë në provë mbi të
gjitha deputetët e Kuvendit të Shipërisë dhe Qeverinë shqipare për të parë sesa
i gatshëm është sistemi ynë parlamentar dhe i qeverisjes për të bërë realitet
të drejta të barabarta për çdo qytetar shqiptar.
Welcome to Dicepool. We are an ethical, peer to peer platform where you are playing against
ReplyDeleteother players, and not the house.
bitcoin casino
btc dice
btc casino
bitcoin gambling
crypto casino
bitcoin casino no deposit bonus
casino bitcoin
crypto gambling
best bitcoin casino
bitcoin gaming
Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
ReplyDelete*nëse dëshironi të dashurit tuaj.
*nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*nëse doni një fuqi shpirtërore.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}