NJOFTIM PЁR SHTYP
Çmim Special pёr Ambasadorin Hollandez Henk van den Dool
Tiranё, 31 Korrik 2012 -
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri vlerësoi sot Z. Henk van den Dool, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, me njё çmim
tё veçantё, pёrmes tё cilit e
falenderoi publikisht pёr mbёshtetjen e
vazhdueshme qё i ka
dhёnё, gjatё viteve tё misionit tё tij nё Shqipёri, avancimit tё kauzёs LGBT.
Lёvizja LGBT nё Shqipёri ka protagonistёt e saj vendas, pa tё cilёt nuk do tё kishte mundur kurrё tё merrte formёn dhe pёrmasat qё ka
sot. Por, mbёshtetja e njё miku, si Ambasadori Henk Van den Dool, ёshtё po kaq thelbёsore nё rritjen
e organizatёs, e cila sot krenohet pёr rezultatet e saj nё mbёshtetje tё komunitetit LGBT.
Mbretёria e Hollandёs dhe Qeveria e saj, nёpёrmjet Ambasadorit Van den Dool kanё treguar se pёrkushtimi dhe ndihmesa e tyre, nё funksion tё lёvizjes LGBT, vjen
pas dekadash tё tёra tё mbёshtetjes sё respektit tё tё drejtave tё njeriut, tolerancёs dhe diversitetit nё vendin e tyre. Kjo traditё e gjatё, na bёn krenarё, pasi kemi patur mundёsinё tё pёrballim realitetin tonё shpesh
tё brishtё dhe tё mёsojmё nga kjo
eksperiencё e vyer.
Ambasadori Van den Dool ka treguar mё shumё se njё herё besimin
dhe mbёshtetjen e tij maksimale
pёr kauzёn LGBT nё Shqipёri, si njё kauzё e tё drejtave tё njeriut. Pёrballja e tij nё evente
publike, debate politike apo sociale mbi pranimin e komunitetit LGBT dhe
sjellja e argumentave bindёs, realё dhe konkretё e mbёshtesin edhe mё tej kёtё fakt.
Ndaj nё kuadёr tё vlerёsimit tё tё gjithё kёsaj pёrpjekje dhe mbёshtetjes qё Ambasadori Henk van den
Dool i ka dhёnё Shqipёrisё, e ndёr tё tjera komunitetit LGBT,
Ambasada PINK/LGBT PRO Shqipëri e vlerësoi sot me një cmim special si njё dhuratё modeste pёr ta marrё me vete nga Shqipёria.
No comments:
Post a Comment