Wednesday, May 30, 2012

Orё e hapur me studentё dhe pedagogё tё Universitetit tё New York nё Tiranё mbi çёshtje tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor


Ambassada PINK/LGBT Pro Shqipёri mbajti njё orё tё hapur diskutimi pranё Universitetit tё New York nё Tiranё, me temёn: “Orientimi Seksual dhe Identiteti Gjinor”. Diskutimi u mbajt nё sallёn e konferencave “Gramoz Pashko” tё kёtij Universiteti me ftesё tё Departamentit tё Matematikёs dhe Shkencave Natyrore. Tё pranishёm ishin studentё nga degё tё ndryshme dhe pedagogё tё Universitetit.  

Tё pranishёm nga Ambasada PINK/LGBT Pro ishin aktivistё si dhe Z Altin Hazizaj, Ambasador i Parё. Ky i fundit prezantoi disa nga parimet themelore mbi çёshtjet LGBT ndёrsa studentёt ngritёn pyetje tё ndryshme çka rezultoi nё njё diskutim shumё interesant. Çёshtjet e diskutuara pёrfshinё tema tё tilla si feja, tё drejtat riprodhuese dhe teori tё ndryshme mbi origjinёn e seksualitetit njerёzor. Nё diskutim u pёrfshinё edhe pedagogё tё Universitetit.

Njё ndёr temat kryesore qё ngjalli mjaft polemika ishte pyetja nёse orientimi seksual ёshtё i lindur apo i pёrftuar gjatё jetёs. Ky ishte njё diskutim i gjatё mbi çёshtjet LGBT sepse pёrfshin seksualitetin njerёzor, çka ёshtё njё fushё e re studimore. Nё prezantimin e tij, Z. Hazizaj pёrmendi Alfred Kinsey, psikolog i mirёnjohur amerikan i cili njihet si pioner nё studimin e sjelljes seksuale njerёzore. Alfred Kinsey ka publikuar dy libra, mbi sjelljen seksuale tё popullsisё femёrore dhe mashkullore ku pёrmend edhe orientimin seksual. Z. Hazizaj ndahu me tё pranishmit tabelёn Kinsey, e cila paraqet shkallёn e pёlqimit seksual dhe qё konsiderohet ende e vlefshme nga studiuesit. Audienca u angazhua nё diskutime tё shumta nёse njerёzit lindin apo bёhen homoseksualё.

Njё ndёr pyetjet e tjera tё parashtruara ishte se nё çfarё moshe kuptohet orientimi seksual, si mund tё krijohet njё familje duke patur parasysh ligjet nё fuqi tё vendit tonё dhe pranimi kulturor i komunitetit LGBT.

Kёto ishin dy orё tё frytshme diskutimi, ku studentёt shfaqёn opinionet e tyre, dёshirёn pёr tё ditur mё shumё rreth çёshtjeve LGBT dhe interesit pёr tё diskutuar rreth kёtyre temave.

Zhvillimi i diskutimeve dhe leksioneve tё hapura ёshtё një nga mënyrat se si Ambasada PINK/LGBT Pro prezanton çështjen e të drejtave LGBT, duke ftuar studentё dhe të rinj të informohen rreth këtyre çështjeve.

No comments:

Post a Comment