Monday, March 5, 2012

Jeta e njё homoseksuali nё Libinё e çliruar nga Gadafi

Nga Dan Littauer

Sot ka shpresё nё shoqёrinё libiane pas revolucionit, sidomos pёr personat LGBT, por tё gjithё pranojnё faktin se progresi mund tё jetё i ngadaltё. Nё njё diskutim me Khaleed, njё aktivist libian, mёsojmё mё tepёr pёr jetёn e homoseksualёve pas rёnies sё rregjimit tё Gadafit.

Pas rёnies sё Gadafit nga pushteti, Khaleed, ashtu si shumё libianё tё tjerё, ka shumё shpresa por edhe shqetёsime pёr tё ardhmen. Vendi i tij, shoqёria dhe kulturat e shumta do duhet tё ndёrtojnё njё identitet tё ri i cili deri para pak kohёsh ishte lidhur ngushtёsisht me Gadafin dhe familjen e tij.

Khaleed, ashtu si shumё libianё tё tjerё shpreson se duke shfrytёzuar burimet e shumta tё gazit dhe naftёs, libianёt do mund tё riparojnё dёmet e luftёs shtatё mujore dhe tё nisin punёn drejt njё zhvillimi tё shpejtё ekonomik.

Por ёshtё e qartё se ky nuk do tё jetё njё udhёtim i lehtё. Shumё nga ato grupe militantёsh qё kontribuan nё rrёzimin e Gadafit, refuzojnё tё dorёzojnё armёt, kanё plan tё ruajnё autonominё e fituar dhe tё influencojnё vendimet e ardhshme politike, si “ruajtёs tё revolucionit”. Raportet tregojnё se nё total kёto grupё milicish janё rreth 250.000 vetё. 

Ky ёshtё njё nga problemet kryesore tё Libisё sё sotme dhe i qeverisё sё saj tё tranzicionit. Khaleed dakordohet se ky problem pasohet nga çёshtje si ngritja e shoqёrisё civile, ligjit dhe rendit dhe stabilizimi i ekonomisё.

Khaleed jeton nё Libinё lindore, shumё larg kryeqytetit Tripoli, nё njё zonё e dominuar nga rezistenca qё nё ditёt e para. Pёr rrjedhojё zona ёshtё mё e qёndrueshme dhe mё e mbrojtur prej luftёs civile. Nё zona tё tjera, vrasjet dhe dhuna kanё shkaktuar tmerre mes qytetarёve. Shumё raportime flasin pёr pёrdhunime nё grup nga ushtarёt e Gadafit si ndaj femrave ashtu edhe meshkujve.

Gjatё revolucionit, Khaleed tregon se mediat kanё raportuar shumё histori skandaloze mbi familjen e Gadafit. E para, ka tё bёjё me urinё e pashtershme tё Gadafit pёr seks, si me meshkuj ashtu edhe femra dhe pёrdorimi i pёrhershёm i Viagrёs. Sё dyti, nё shtёpinё e Al-Saadi’t, njё nga djemtё e Gaddafit, u gjetёn filma porno me tematikё gay. Tё gjitha kёto u pёrdorёn si metoda pёr tё de-legjitimuar regjimin e vjetёr por edhe pёr tё trembur personat lesbike, gay, biseksuale dhe transgjinore nё Libi.

Sipas Khaleed, pas revolucionit, personat LGBT kanё nisur tё takohen pёrmes rrjeteve sociale, kjo edhe sepse nё vend nuk ka bare, lokale ose mjedise takimi. Frika mё e madhe e personave LGBT nё Libi ёshtё zbulimi i identitetit tё tyre seksual dhe tё rёnit pre e thashethemeve.

Shqetёsimi kryesr pёr Khaleed, mbetet deklarata e liderit tё qeverisё nё tranzicion, i cili Tetorin e kaluar tha se ligji i sharias (ligje qё mbёshteten nё parimet e islamit) do tё frymёzojnё kushtetutёn e ardhshme tё Libisё. Deri tani duket se nuk ka asnjё rrezik pёr jetёn e personave LGBT por duhet punuar pёr tё hequr ligjet anti-gay tё vёna nё fuqi nga Gadafi.

Njё tjetёr frikё, shoqёrohet nga debatet e ditёs, midis grupeve qё mbёshtesin njё Libi liberale dhe sekulare dhe atyre qё mbёshtesin islamin dhe traditёn. Ndodh shpesh qё nё debatet e politikёs tё pёrdoret homoseksualiteti pёr ti trembur njerёzit nga sekularizmi dhe laiciteti i shtetit.

Nё kёtё kuptim, Khaleed mbetet realist ashtu si pjesa mё e madhe e personave LGBT nё Libi tё cilёt nuk presin ndonjё pёrmirёsim tё situatёs sё tyre nё tё ardhmen e afёrt. Ndёr tё tjera Khaleed thotё: “ne nuk ёnderrojmё pёr parada apo pёr tё treguar dashurinё tonё nё mjedise publike. Kjo do tё kёrkojё ndryshime shumё tё mёdha dhe njё shoqёri civile tё qёndrueshme tё cilёn ne vetёm sa kemi nisur ta ndёrtojmё. Ne nuk po kёrkojmё pёr hёnёn, ajo çka duam ёshtё mё shumё respekt pёr privatёsinё tonё dhe ligje qё nuk na dёnojnё pёr shkak tё orientimit tonё seksual.”

No comments:

Post a Comment