Dy meshkuj u paraqitёn nё njё gjykatё tё pjesёs veriore tё Qipros, nёn akuzёn e pjesёmarrjes “nё akte tё pa-natyrshme”. Pjesa e veriut tё Qipros ёshtё territori i vetёm europian, ku homoseksualiteti vazhdon tё jetё njё krim.
Ky arrestim vjen, pas njё tjetёr arrestimi tё bujshёm gjatё Tetorit tё vitit tё kaluar tё ish ministrit Michael Sarris dhe dy burrave tё tjerё, pёr tё njёjtat arsye. Njё nga liderat e vendit (i cili njihet si shtet vetёm nga Turqia) kishte premtuar se Kodi Penal do tё ndryshonte.
Nenet 171 dhe 173 tё kodit actual parashikojnё pesё vite burgim pёr akte homoseksuale, dhe tre vite burgim pёr “tentativa pёr tё kryer tё tilla krime”.
Gjithsesi, burime nga ky territor tregojnё se dy burra tё tjera ishin dёrguar pёrpara gjykatёs nё Janar tё kёtij viti, tё akuzuar pёr “aktё tё pa-natyrshme”. Burrat nuk kishin avokat mbrojtёs.
Pavarёsisht presionit tё vazhdueshёm ndёrkombёtar, nga institucione si Parlamenti Europian apo grupe tё mёdha tё tё drejtave LGBT dhe premtimeve tё vazhdueshme autoritetetet e kёtij territory vazhdojnё tё lejnё nё fuqi nenet 171 dhe 173 tё kodit penal.
No comments:
Post a Comment