Raporti i parё i Kombeve tё Bashkuara mbi tё drejtat e personave lesbike, gej, biseksuale dhe transgjinorё (LGBT) paraqet se si nёpёr botё njerёzit vriten, torturohen, dhunohen, burgosen, penalizohen, diskriminohen nё vendet e punёs, shёndetёsi dhe arsim pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit tё tyre gjinor, tё vёrtetё ose tё prezumuar.
Raporti i bёrё zyrtar ditёn e djeshme nga zyra e Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut tё Kombeve tё Bashkuara (OHCHR) nё Gjenevё, parashtron “njё fenomen tё shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut, qё kёrkon njё pёrgjigje”, dhe thekson se qeveritё shpesh e injorojnё dhunёn dhe diskriminimin e bazuar mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Dhuna kundёr personave LGBT ёshtё veçanёrisht mizore krahasuar me krimet e tjera tё urrjetjes. Raporti zbulon se dhuna homofobike dhe transfobike ёshtё e pranishme nё çdo rajon tё botёs dhe karakterizohet nga vrasjet, rrёmbimet, sulmet dhe pёrdhunimet e vazhdon me kёrcёnime psikologjike dhe privime arbitrare tё lirisё.
Personat LGBT janё shpesh nё shёnjestrёn e ekstremistёve fetarё, grupeve paramilitare, neonazistёve, nacionalistёve ekstremё etj si dhe janё viktima tё dhunёs familjare dhe tё shoqёrisё, nё veçanti pёr lezbiket dhe transgjinoret qё janё mё tё rrezikuarit.
Raporti thekson se “dhuna ndaj personave LGBT ёshtё veçanёrisht mizore krahasuar me krimet e urretjes nё pёrgjithёsi” duke vёnё nё dukje se krimet homofobike pёrmbajnё njё nivel tё lartё mizorie dhe brutaliteti.
Incidentet e dhunshme apo aktet e diskriminimit shpesh janё tё paraportuara sepse viktimat nuk kanё besim tek policia, kanё frikё nga pasojat ose rrefuzojnё tё ekspozohen si persona LGBT.
Raporti, i pёrgatitur si njё pёrgjigje ndaj kёrkesёs sё Kёshillit pёr tё Drejtat e Njeriut pranё OKB-sё, i ka marrё tё dhёnat nga raporti i fundit i OKB-sё, statistikat zyrtare mbi krimet e urrjetjes dhe raportimet e organizatave rajonale dhe disa organizata jo-qeveritare (OJQ).
Pёrmes kёtij raporti, Navi Pillay, Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut pranё OKB-sё, i kёrkon shteteve tё botёs tё heqin ligjet qё penalizojnё homoseksualitetin, tё heqin dёnimin me vdekje pёr akte seksuale tё rёna dakort mes dy tё rriturve, tё harmonizojnё moshёn e lejuar pёr sjellje seksuale tё barabartё me atё tё personave heteroseksualё dhe tё vejnё nё fuqi ligje anti-diskriminim.
Seksi mes personave tё tё njёjtёs gjini ёshtё i paligjshёm nё 76 vende tё botёs ndёrsa nё Iran, Mauritani, Arabi Saudite, Sudan dhe Yemen aktet homoseksuale janё tё dёnuara me vdekje.
Znj. Pillay u rekomandon shteteve anёtare tё OKB-sё tё hetojnё tё gjitha vrasjet apo krimet serioze tё shkaktuara ndaj njerёzve pёr shkak tё orientimit tё tyre seksual apo identitetit gjinor, tё vertetё ose tё supozuar dhe tё ngrejnё njё sistem rregjistrimi pёr kёto incidente.
Komisionerja i kёrkon vendeve anёtare qё tё mos lejojnё kthimin nё vendet e origjinёs tё atyre personave LGBT jeta e tё cileve mund tё vihet nё rrezik dhe u kujton shteteve se ligjet e azilit pranojnё qё orientimi seksual dhe identiteti gjinor janё baza tё forta pёrndjejkje nga autoritetet e vendit tё origjinёs.
Duhet tё organizohen fushata publike komunikimi, sidomos nё shkolla, pёr tё luftuar homofobinё dhe policia duhet tё trajnohet pёr tu siguruar qё personat LGBT tё trajtohen me drejtёsi.
Charles Radcliffe, shefi i seksionit tё çёshtjeve globale pranё OHCHR, tha pёr Radio UN se “njё nga gjёrat qё ne kemi gjetur ёshtё se nёse ligji reflekton ndjesi homofobike, atёherё ai legjitimon homofobinё nё shoqёri. Nёse shteti i trajton disa njerёz si qytetarё tё kategorisё sё dyte, ose akoma mё keq, si kriminelё, atёherё i fton qytetarёt qё tё bjёnё tё njёjёn gjё.”
Ai theksoi se tё gjitha shtetet anёtare tё OKB-sё kanё detyrimin nёn ligjet ndёrkombёtare tё heqin ligjet penalizuese ndaj homoseksualitetit duke shtuar se ёshtё e rёndёsishme qё shtetet tё binden pёr kёtё mё shumё se sa t’u jepen leksione pёr ti ndryshuar kёto ligje.
“Mendoj se vitet e fundit ka patur njё pёrmirёsim tё situatёs sё personave LGBT nё botё, falё mё shumё se 30 shteteve qё e kanё hequr homoseksualitetin nga lista e veprave penale, gjatё dy dekadave tё fundit.” Shqipёria ёshtё nё listёn e kёtyre vendeve.
Z. Radcliffe, duke pranuar se njerёzit kanё tё drejtёn e fesё, shtoi se “asnjё besim fetar apo vlerё mbizotёruese kulturore nuk mund tё justifikojё, zhveshjen e njerёzve nga tё drejtat e tyre bazike.”
Raporti, i cili do tё diskutohet nga anёtarё tё Kёshillit gjatё njё takimi nё Mars 2012, ёshtё bёrё publik ndёrkohё qё njё numёr i madh zyrtarёsh tё lartё tё OKB-sё kanё rritur ndjeshёm shqetёsimin e tyre pёr shkeljet e tё drejtave tё personava LGBT.
Vitin e shkuar, nё njё fjalim me rastin e Ditёs sё tё Drejtave tё Njeriut, Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё, Z. Ban Ki-moon tha “si burra dhe gra me ndёrgjegje, ne e rrefuzojmё diskiminimin nё pёrgjithёsi, dhe diskriminimin mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor, nё veçanti.”
Gjatё njё diskutimi publik, tё javёs sё shkuar mbi mediat sociale, Znj. Pillay, bёri thirrje pёr dhёnien fund tё çdo forme diskriminimi dhe persekutimi tё personave LGBT.
No comments:
Post a Comment