Friday, December 9, 2011

PINK Ekspo – Koha pёr tu shprehur 26-30 Dhjetor 2011



Tё dashur miq dhe mikesha tё PINK, tё dashur PINK Youth Group, tё dashur mbёshtetёs tё komunitetit LGBT.

Me rastin e festave tё fundvitit dhe pёrmbylljes me sukses tё 12 muajve aktivitetesh dhe arritjesh, Ambasada PINK ka kёnaqёsinё t’ju ftojё nё njё ekspozitё shumё tё veçantё, protagonistёt e tё cilёs do tё jeni vetё ju.

Ashtu siç duhet tё funksionojё nё njё komunitet qё mbron vlerat e lirisё sё shprehjes, mendimit dhe zgjedhjes ne jemi kёtu pёr t’ju ftuar tё sillni krijimet tuaja artistike tё çfarёdollojshme qё lidhen me jetёn tuaj, me tematikat LGBT apo me njё mesazh tё veçantё qё do donit ta ndanit me njerёz tё tjerё. Nuk ёshtё parakusht qё ju tё jeni artistё, mjafton tё keni dёshirёn pёr tё ndarё diçka tё bukur me ne : )

Kёto krijime mund tё jenё foto, poezi, ese, momente nga udhёtime, piktura, vizatime, video etj tё krijuara nga ju ose nё bashkёpunim me miq dhe kolegё.

Juve nuk ju kёrkohet tё shfaqni emrin, mbiemrin apo tё dhёnat tuaja personale apo foto me imazhin tuaj. Gjithçka mund tё jetё private.

Ekspozimi nё murret dhe mjediset e PINK do tё jetё njё mёnyrё pёr tё dёrguar njё mesazh tё bukur, takuar miq tё rinj dhe pёr tё bёrё diçka tё veçantё.

Disa nga aktivitetet e lidhura me kёtё ekspozitё janё si vijon:

Ditёn e Enjte, datё 15 Dhjetor, PINK Youth Group do tё organizojnё diçka shumё speciale, artistike me foto dhe tekste e cila do tё jetё shfaqet javen e ekspozimit.

Gjatё çdo dite deri nё fillimin e ekspozitёs, tё gjithё ju do mund tё shkruani diçka tek “murri i mesazheve” njё vend ku mund tё ndani njё emocion nga viti 2011, njё mesazh pёr komunitetin LGBT, njё poezi etj.

Ekspozita do tё hapet zyrtarisht ditёn e Hёnё, 26 Dhjetor 2011 ora 17:00 tek mjediset e Ambasadёs PINK dhe do qёndrojё e hapur deri nё datёn 30 Dhjetor ora 14:00.

Pёr tё marrё mё shumё informacion pёr kёtё event dhe mёnyrat se si mund tё angazhoheni ju lutemi na kontaktoni nё adresёn: communitypink@gmail.com

Ju mirёpresim

Ambasada PINK

No comments:

Post a Comment