drejtuar departamenteve ekzekutive dhe agjencive nё tё gjithё SHBA-tё.
Tema: Inisiativat Ndёrkombёtare pёr Avancimin e tё drejtave tё personave Lezbike, Gei, Biseksualё dhe Transgjinorё (LGBT).
Presidenti i SHBA - Barak Obama |
Me kёtё memorandum unё i drejtohem tё gjithё agjencive tё shpёrndara nёpёr botё qё tё sigurohen qё Diplomacia dhe mbёshtejta Amerikane po promovojnё dhe mbёshtesin tё drejtat e personave LGBT. Nё mёnyrё specifike, po ju drejtoj plan-veprimin qё vijon, i cili ёshtё nё pёrputhje tё plotё me legjislacionin aktual.
Seksioni 1: Tё luftohet kriminalizmi i statusit dhe sjelljes LGBT jashtё shtetit. Tё gjitha agjencive qё funksionojnё jashtё SHBA-ve u kёrkohet tё pёrforocojnё pёrpjekjet e tyre aktuale nё luftёn kundёr kriminalizimit prej qeverive tё huaja tё statusit LGBT dhe ti rrisin pepjekjet nё luftёn kundёri diskriminimit, homofobisё dhe intolerancёs pёr shkak tё orientimit seksual.
Seksioni 2: Te mbrohen Rrefugjatёt LGBT dhe azil kёrkuesit: Ata persona LGBT tё cilёt kёrkojnё azil pёr shkak tё dhunёs dhe persekutimit nё vended e tyre pёrballen me sfida shumё tё medha. Pёr tё pёrmirёsuar mbrojtjen e rrefugjatёve LGBT dhe azil-kёrkuesve tё tё gjitha kategorive, Departamenti i Shtetit dhe Homeland Security duhet tё rrisin pёrpjekjet e tyre pёr tu siguruar qё azil-kёrkuesit LGBT kanё akses tё njёjtё nё mbrojtje, asistim sidomos nё vendet e para tё tranzitimit tё tyre. Pёr kёtё Departamentet e Shtetit, Drejtёsisё dhe Mbrojtjes duhet pёrforcojnё pёrpjekjet e tyre qё stafet federale tё vendosura nё kёto vende tё trajnohen si duhet pёr tё qenё mё efektivё nё mbrojtjen e tё drejtave tё azil-kёrkuesve LGBT, pёr tu siguruar qё Qeveria Federale tё pёrshpejtojё rritmet e mbrojtjes dhe strehimit tё personave me nevojё urgjente pёr mbrojtje.
Seksioni 3: Ndihmё partnerёve tё huaj nё avancimin e tё drejtave tё njeriut dhe luftёn kundёr diskriminimit: Tё gjitha agjencitё e pёrfshira nё mbrojtje, asistim dhe zhvillim duhet tё rrisin pёrpjekjet e tyre pёr tu siguruar qё Qeveria Federale tё angazhohet me qeveritё, qytetarёt, shoqёrinё civile dhe sektorin privat pёr tё forcuar respektin ndaj tё drejtave tё personave LGBT.
Seksioni 4: Pёrgjigje tё shpejta dhe efektive ndaj rasteve tё abuzimit tё tё drejtave tё personave LGBT nё botё: Departamenti i Shtetit duhet tё ngrejё njё grup pёrfaqёsimi, qё tё ndёrveprojё edhe me agjencitё e tjera, pёr tё bёrё tё mundur qё Qeveria Federale tё reagojё shpejt dhe efektivisht ndaj rasteve serioze qё kёrcёnojnё tё drejtat e personave LGBT nё botё.
Seksioni 5: Angazhimi i Organizatave Ndёrkombёtare pёr tё luftuar diskriminimin e personave LGBT: Arena dhe organizatat ndёrkombёtare janё mjete kyçe pёr tё promovuar respektimin e tё drejtave tё personave LGBT dhe pёr tё tёrhequr vёmendje globale mbi kёto çёshtje. Duke pasur parasysh lidershipin e Departamentit tё Shtetit nё kёtё fushё, agjencitё e shpёrndara nёpёr botё duhet tё pёrforcojnё pёrpjekjet e tyre pёr tё luftuar diskriminimin pёr shkakt tё orientimit seksual; rritur numrin e vendeve tё gatshme pёr tё mbёshtetur dhe mbrojtur çёshtjet LGBT nё nivel ndёrkombёtar; pёrforcimin e rolit tё shoqёrisё civile dhe organizatave qё punojnё pёr çёshtjet LGBT nё arenёn ndёrkombёtare; dhe pёrforcimin e politikave dhe programeve tё institucioneve ndёrkombёtare mbi çёshtjet LGBT.
Seksioni 6: Raportimi mbi progresin: Tё gjitha agjencitё e vendosura jashtё duhet tё pёrgatisin njё raport brenda 180 ditёve.
Barak Obama
No comments:
Post a Comment