Friday, November 11, 2011

Ishte straight… zgjohet nga koma gay!

Chris Brich është një 26-vjeçar nga Wellsi lojtar regbi, i cili pësoi një goditje cerebrale gjatë stërvitjes. Mbas komës Chris u zgjua ndryshe. Ai thotë për shtypin që “kur u zgjova e ndjeja veten ndryshe”. Personaliteti i tij dhe mënyra e të sjellurit ishin ndryshe, dëshmon edhe familja e Chris-it.
Chris Brich
Por për Chris ishte e re dhe tërheqja e tij ndaj meshkujve, dhe ai vetë shprehet “Unë nuk kisha qënë kurrë i tërhequr ndaj meshkujve më përpara, më pëlqenin femrat. Madje as nuk kisha patur shokë gay. Por e kuptova që isha gay, dhe isha rehat me këtë fakt. 
Përpara aksidentit Chris ishte një djalë që punonte në bankë, dilte me vajza luante regbi dhe i kalonte të shtunat duke pirë birra me shokët. Mbas goditjes cerebrale dhe mbas komës Chris filloi të jetonte jetën e tij të re, ndryshoi punën, nuk luajti më regbi, nuk tregoi më interes ndaj futbollit dhe pati lidhje romantike me meshkuj.
Eksperti Joe Korner, Drejtor i Komunikimeve për Shoqatën Britanike të Goditjeve Cerebrale shprehet se “Goditjet cerebrale janë eksperienca traumatike dhe që të ndryshojnë jetën. Nuk mund të pronocohem për ndryshimin e orinetimit seksual mbas një goditje cerebrale, por gjatë shërimit truri mund të krijojë lidhje të reja. Kemi pasur rastin e një djali para dy vjetësh që u zgjua nga koma dhe dinte të pikturonte shumë mirë. Njerëzit mund të marrin thekse të tjera, të dinë gjuhë të tjera mbas një shërimi nga goditje cerebrale. Sido që të jetë Chris është i lumtur me ndryshimin, dhe për një të mbijetuar të goditjes cerebrale kjo është më e rëndësishmja.” 
Chris shprehet se nuk ndjen keqardhje për aksidentin, se është shumë i lumtur dhe rehat me veten e tij.

No comments:

Post a Comment